Lajme Zone
"Vendimi u mor për 6 min", Arben Cara pas largimit nga puna: Zjarri nuk luftohet me lajme dhe foto
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

"Vendimi u mor për 6 min", Arben Cara pas largimit nga puna: Zjarri nuk luftohet me lajme dhe foto

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, Arben Cara, ka reaguar publimisht pak ditë pas largimit nga detyra, kundërshtuar mënyrën se si është vlerësuar puna e strukturave zjarrfikëse gjatë një prej sezoneve më të vështira të zjarreve në vend. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Cara ka dhënë versionin e tij për vendimin e largimit, duke deklaruar se transfe

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, Arben Cara, ka reaguar publimisht pak ditë pas largimit nga detyra, kundërshtuar mënyrën se si është vlerësuar puna e strukturave zjarrfikëse gjatë një prej sezoneve më të vështira të zjarreve në vend. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Cara ka dhënë versionin e tij për vendimin e largimit, duke deklaruar se transferimi i kompetencave drejtuese nga zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, është marrë brenda vetëm gjashtë minutash.

Ish-drejtori shprehet kritik ndaj mënyrës së vlerësimit të performancës së strukturave që ai drejtonte, me argumentin se puna e një drejtuesi nuk mund të gjykohet thjesht nga fakti se deri ku kanë avancuar flakët në terren.

Sipas tij, zjarrfikësit përballen me kushte ekstreme dhe rrezikojnë jetën gjatë ndërhyrjeve, ndaj nuk mund të urdhërohen të futen në çdo situatë pavarësisht rrezikut.

“Zjarri nuk luftohet me lajme dhe fotografi”, shkruan Cara, duke lënë të kuptohet se menaxhimi i situatës kërkon vlerësim të kushteve reale në terren dhe jo vetëm pasqyrimin e pamjeve të zjarreve. Largimi i tij nga detyra u bë në mes të gushtit, në një periudhë kur vendi u përball me dhjetëra vatra zjarri në zona të ndryshme dhe ndërhyrja e strukturave zjarrfikëse u shoqërua me debate të shumta.

Pas shkarkimit të Carës, Ministria e Punëve të Brendshme prezantoi Ervis Gjoshin si drejtues të komanduar të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm