Lajme Zone
Vendimi për ish-krerët e UÇK, studentët marshojnë në Prishtinë! Thirrje partive politike për unitet: Çlirimtarë s'jeni vetëm! (VIDEO)
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Vendimi për ish-krerët e UÇK, studentët marshojnë në Prishtinë! Thirrje partive politike për unitet: Çlirimtarë s'jeni vetëm! (VIDEO)

Disa nga kërkesat e studentëve janë edhe mbështetja financiare e pakushtëzuar, si dhe mbështetja e plotë politike e morale për të akuzuarit. Studentët kanë bërë thirrje për partitë politike që të tregojnë pjekuri dhe të gjejnë gjuhën e bashkëpunimit, në mënyrë që të vendosin unitetin mbi interesat ditore.

Po mbahet në Prishtinë protesta e studentëve kundër vendimit të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Studentët e Universitetit të Prishtinës, së bashku me studentë të universiteteve të tjera publike e private, janë mbledhur në kryeqytet me pankarta dhe parulla në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër vendimit të Gjykatës Speciale. Në pankartat e protestuesve shkruhet “Ata luftuan për lirinë tonë” 'Çlirimtarë s'jeni vetëm' dhe “Jo në emër të studentëve”, ndërsa kërkohet që lufta çlirimtare të mos barazohet me krimet individuale. LEXO EDHE:Mediat serbe ngrejnë alarmin pas protestave për UÇK-në: Po promovojnë Shqipërinë e Madhe Marshi ishte paralajmëruar një ditë më parë nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, i cili e cilësoi protestën si një thirrje për unitet dhe drejtësi. Sipas organizatorëve, pas përfundimit të marshit do të lexohet dhe publikohet një memorandum me gjashtë pika. Mes kërkesave të studentëve janë mbështetja financiare e pakushtëzuar dhe mbështetja e plotë politike e morale për të akuzuarit, si edhe hetimi dhe monitorimi i procesit gjyqësor në Hagë nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Studentët kanë deklaruar se e konsiderojnë vendimin e Gjykatës Speciale të padrejtë dhe kanë bërë thirrje që partitë politike të tregojnë pjekuri, të gjejnë gjuhën e bashkëpunimit dhe të vendosin unitetin mbi interesat ditore. Ata kanë theksuar gjithashtu se, si rini, nuk e kanë humbur besimin te drejtësia e vërtetë perëndimore. Ndërkohë sonte në orën 21:00 është paralajmëruar edhe protesta e gjashtë radhazi, e thirrur nga Çlirim Haziri. P.J/U.D/Shqiptarja.com TAG: Studente kosove prishtine Gjyqi ndaj UCK ne Hage Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

16 Shtator, 14:18

Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.7% Të gabuar 88.3% Nuk e di 5% Vota total: 6137 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?