Lajme Zone
Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, Presidenti Begaj: Trishtim i thellë! Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk e njollos UÇK-në
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, Presidenti Begaj: Trishtim i thellë! Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk e njollos UÇK-në

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit shprehu trishtimin për vendimin, ndërsa e cilësoi vendosmërinë për ta apeluar atë si shenjë integriteti dhe qëndrueshmërie. “Trishtim i thellë për vendimin e sotëm. Vendosmëria për të apeluar vendimin është shenjë e fortë integriteti dhe qëndrueshmërie. Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në! Liria ka emër!”, shkroi Begaj. Gjykata Speciale dënoi ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me 25 vite burg, ndërsa shpalli fajtorë edhe Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin për akuza që lidhen me krime lufte. Të katër u shpallën të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit dhe kanë të drejtë ta apelojnë vendimin. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb