Lajme Zone
Vendimi i Hagës, Rama nga SHBA ‘lan duart’ me ish krerët e UÇK-së: Shqipëria s’mund të bëjë asgjë më shumë
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Vendimi i Hagës, Rama nga SHBA ‘lan duart’ me ish krerët e UÇK-së: Shqipëria s’mund të bëjë asgjë më shumë

Rama në Michigan ka folur për UÇK-në dhe vendimin e Hagës, ndërsa jashtë takimit protestuesit e presin me thirrje dhe pankarta kundër kryeministrit. Edi Rama në Michigan,, SHBA Kryeministri Edi Rama e nisi vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara nga Michigan-i, ku takimi me komunitetin shqiptar u shoqërua edhe me protesta në afërsi të hotelit ku zhvillohej aktiviteti. Disa persona protestuan në dista

Rama në Michigan ka folur për UÇK-në dhe vendimin e Hagës, ndërsa jashtë takimit protestuesit e presin me thirrje dhe pankarta kundër kryeministrit. Edi Rama në Michigan,, SHBA Kryeministri Edi Rama e nisi vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara nga Michigan-i, ku takimi me komunitetin shqiptar u shoqërua edhe me protesta në afërsi të hotelit ku zhvillohej aktiviteti. Disa persona protestuan në distancë, duke mbajtur pankarta dhe duke hedhur thirrje kundër politikës shqiptare. Mes thirrjeve të protestuesve ishin edhe “Rama në burg” dhe “Berisha në burg”. Por një nga temat kryesore të fjalës së Ramës ishte Kosova dhe vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ish-drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rama deklaroi se Shqipëria nuk mund të ndërhyjë përtej mbështetjes politike ndaj Kosovës dhe se mënyra e reagimit ndaj vendimit duhet të përcaktohet nga vetë institucionet e Kosovës. “Shqipëria s’mund të bëjë asgjë më shumë sesa t’i rrijë në krah Kosovës, por ata duhet të vendosin të bëjmë gjithçka për ta zhbërë atë vendim kundër atyre katër burrave”, tha Rama. Deklarata e kryeministrit erdhi gjatë takimit me shqiptarët e Michigan-it, në një kohë kur çështja e ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë mbetet një prej temave më të ndjeshme politike për shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri.

Diaspora nuk është “llogari bankare e atdheut”Një pjesë të konsiderueshme të fjalimit Rama ia kushtoi diasporës shqiptare, duke argumentuar se marrëdhënia e saj me Shqipërinë ka ndryshuar bashkë me zhvillimin ekonomik të vendit.

“Tani ju në Shqipëri nuk dërgoni më para për bukë apo për ilaçe, për mbijetesë. 90 për qind e familjeve kanë përfituar këto 35 vjet së paku një herë nga diaspora shqiptare. Tani ne nuk jemi një vend mbijetese, por një vend shprese”, u shpreh ai.

Rama tha se diaspora nuk duhet të konsiderohet vetëm si burim ekonomik për Shqipërinë.

“Diaspora nuk është një llogari bankare e atdheut, por është një rrjet i madh njerëzish që mbajnë sytë nga atdheu”, tha kryeministri.

Ai përmendi edhe votën e diasporës në zgjedhjet e fundit dhe deklaroi se qeveria po ndërton një strategji më të gjerë në kuadër të “Shqipërisë 2030”, ku diaspora do të ketë një rol qendror.

“Tani kemi një strategji më të gjerë të Shqipërisë 2030, e cila e ka në qendër të vëmendjes diasporën. Ne po krijojmë Regjistrin Kombëtar të Diasporës, që do të jetë një dritare unike për t’u lidhur me Shqipërinë”, deklaroi Rama.

Sipas tij, shqiptarët që jetojnë jashtë vendit e shohin ndryshimin e Shqipërisë nga një këndvështrim tjetër.

“Ajo e shikon ndryshimin më mirë, më qartë, pasi ajo nuk jeton me kantierin, por me rezultatin”, tha Rama.

Rama premton konsullatë shqiptare në MichiganGjatë takimit, kryeministri njoftoi gjithashtu se qeveria shqiptare është gati të hapë një konsullatë në Michigan, duke e paraqitur këtë si një hap për t'iu afruar më shumë komunitetit shqiptar.

“Shqipëria duhet të jetë pranë jush sa herë keni nevojë për të. Shqipëria ka një derë tani kur ju të keni nevojë për çështje konsullore”, shtoi Rama.

Rama foli edhe për rolin e shqiptarëve në SHBA në përfaqësimin e Shqipërisë.

“Ambasadorët më të mirë të Shqipërisë këtu janë shqiptarët që i ngrenë emrin Shqipërisë. Sot vizitova një biznes shqiptar në SHBA, ku dola në fotografi së paku me 40 bjonde amerikane. Nuk besoj se ka gjë më domethënëse për Shqipërinë se kjo”, tha Rama.

Rama flet për aeroportin, BE-në dhe NATO-nNë fjalën e tij, kryeministri u ndal edhe te zhvillimi i transportit ajror, duke deklaruar se aeroporti i Tiranës ka ritmin më të lartë të rritjes në rajon dhe se ka kaluar Beogradin për numrin e pasagjerëve.

“Ne jemi vendi me aeroportin me rritjen më të madhe në rajon dhe njërin me më të lartët të pasagjerëve, duke lënë pas Beogradin që për një shekull ka qenë aeroporti më i madh i Ballkanit”, tha ai.

Sa i përket integrimit europian, Rama deklaroi se Shqipëria ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave dhe tashmë po hyn në fazën e mbylljes së tyre.

“Shqipëria është në fazën që ka hapur gjithë kapitujt dhe po hyn në fazën e mbylljes së tyre, që më 2030 të mbarojë kapitulli i hyrjes në BE”, tha kryeministri.

Ai përmendi edhe organizimin në Shqipëri të samitit të ardhshëm të NATO-s, duke e cilësuar këtë si tregues të rolit të ri të vendit në arenën ndërkombëtare.

“Shqipëria tani është një adresë ku bota troket për të diskutuar të ardhmen e saj”, tha Rama.

Flamingot dhe “Shqipëria e re”Në nisje të fjalës së tij, Rama solli në vëmendje një episod simbolik nga Michigan-i, ku, sipas tij, disa vite më parë ishte regjistruar për herë të parë një flamingo si vizitor.

Duke e lidhur këtë me debatin që flamingot kanë shkaktuar në Shqipëri për mjedisin, ekonominë dhe zhvillimin, Rama tha se ndryshimi i debatit publik është tregues i transformimit të shoqërisë shqiptare.

“Shqiptarët sot jetojnë me idenë se tani ka dhe më mirë”, tha Rama, duke e lidhur këtë me atë që ai e cilësoi si “Shqipëria e re”./ Pamfleti vendimi i hagës rama ‘lan duart’ me ish krerët e uÇk-së img 38561789941833 img 38541789941833 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Tri botët paralele të përbindëshit politik të Edi Ramës 20 Shtator 2026, 14:3714:37Politike Ish krerët e UÇK u dënuan në Hagë, opozita kërkon interpelancë urgjente me Ramën 20 Shtator 2026, 14:1114:11Politike Nga Prizreni në kupolën e NATO-s/ Kush është gjenerali gjerman që merr një nga postet kyçe të Aleancës 20 Shtator 2026, 13:2313:23Politike Atentati në Sarandë, Zhupa: Vrasje në mes të qytetit, seria e ngjarjeve kriminale vijon prej korrikut 2025 20 Shtator 2026, 12:5712:57Politike Rikthimi i “Portës së Lartë” në Ballkan! 19 Shtator 2026, 19:5019:50Politike Rama i shkon deri në fund planit, më 8 tetor shkrihen 15 bashki 19 Shtator 2026, 16:5316:53Politike