Lajme Zone
Vendimi 3 me 0 ndaj Veliajt/ Gjykata e Lartë la në fuqi Apelin, ja çfarë thoshte një vit më parë për paraburgimet
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Vendimi 3 me 0 ndaj Veliajt/ Gjykata e Lartë la në fuqi Apelin, ja çfarë thoshte një vit më parë për paraburgimet

Tre gjyqtarët e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë kanë vendosur në mënyrë unanime, me rezultatin 3-0, të lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për masën e sigurisë ndaj Erion Veliajt.

Tre gjyqtarët e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë kanë vendosur në mënyrë unanime, me rezultatin 3-0, të lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për masën e sigurisë ndaj Erion Veliajt. Kështu e ka shpjeguar gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, vendimin e dhënë sot nga Gjykata e Lartë.

Sipas Hoxhës, Gjykata e Lartë, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit, ka pranuar edhe arsyetimin e këtij të fundit sa i përket proporcionalitetit të masës së sigurisë. Pra, Apeli kishte argumentuar më herët se masa e vendosur ishte proporcionale me rrezikshmërinë e veprave penale për të cilat dyshohet Veliaj.

Në vendimin e saj, Gjykata e Apelit kishte vlerësuar se veprat penale për të cilat dyshohet subjekti paraqesin rrezikshmëri dhe kishte renditur një sërë rrethanash që, sipas saj, justifikojnë vijimin e masës së sigurisë.

Argumentet e Apelit – Sipas shpjegimit të Anila Hoxhës, Apeli kishte marrë në konsideratë rrethanat rënduese të pretenduara, përfshirë:

kryerjen e veprave penale në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;

vlerën e lartë të produktit të veprës penale të dyshuar si të pastruar;

rrezikshmërinë e kërkuesit, e lidhur jo vetëm me natyrën e veprave penale, por edhe me sjelljen e të dyshuarit pas zbatimit të masës së sigurimit;

statusin e tij si subjekt i posaçëm dhe funksionar publik;

si dhe ekzistencën e të tria kushteve të veçanta të parashikuara nga neni 228, pika 3, i Kodit të Procedurës Penale.

Këto tre kushte lidhen me rrezikun e prishjes ose helmimit të provave, rrezikun e ikjes dhe rrezikun e kryerjes së veprave penale të të njëjtit lloj me ato për të cilat personi procedohet.

Sipas Anila Hoxhës, pikërisht ky arsyetim i Gjykatës së Apelit për proporcionalitetin e masës ka qenë pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes së Gjykatës së Lartë, e cila vendosi unanimisht, tre vota pro dhe asnjë kundër, të lërë në fuqi vendimin e Apelit.

Në këtë mënyrë, vendimi i Gjykatës së Lartë konfirmon masën e sigurisë të vendosur ndaj Erion Veliajt, duke mos pranuar kërkesën për shfuqizimin e vendimeve të mëparshme gjyqësore. Top Channel