Protestuesi Napolon Laska, në një intervistë në News24 tha se fatkeqësisht ne jetojmë në një vend të vjedhur. Laska u shpreh se Belinda Balluku në këtë vend grabit 50 milionë euro me një firmë. Ai u shpreh se rinia është e bashkuar. Protestuesi theksoi se rinia do të fitojë në fund këtë bëtejë dhe se Shqipëria do jetë një vend ndryshe, ku të gjithë të mund të ndërtojë të ardhmen e tyre brenda vendit. Napolon Laska: Kjo nuk është Shqipëria që ne duam të jetojmë, kur Balluku me një firmë gllabëron 50 milionë euro. Nuk mund të jetë Shqipëria që ne ëndërrojmë, kur këtu vetëm vidhet. Këtu asgjë nuk ka ndryshuar në mendësinë e qeverisjes dhe përfaqësinë e qytetarëve. Ne duam një qeveri që mendon për shqiptarët, për të bashkuar shqiptarët, që janë ndarë sot sa në vendin tonë, sa në Europë dhe sa jashtë shtetit. Ne jemi të gjithë bashkë dhe kemi një kauzë. Rinia është bashkë dhe do të triumfojë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Belinda Balluku protestuesi rinia Shqiperia SPAK
