Lajme Zone
Vëmendja ndërkombëtare te protesta e studentëve! Agjencia amerikane Associated Press transmeton “live” nga Tirana
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Vëmendja ndërkombëtare te protesta e studentëve! Agjencia amerikane Associated Press transmeton “live” nga Tirana

Përshkallëzimi i revoltës studentore dhe përplasjet e ashpra në rrugët e kryeqytetit kanë marrë një jehonë të madhe në mediat ndërkombëtare.

Përshkallëzimi i revoltës studentore dhe përplasjet e ashpra në rrugët e kryeqytetit kanë marrë një jehonë të madhe në mediat ndërkombëtare. Agjencia më e madhe amerikane e lajmeve, Associated Press (AP), ka zbarkuar në Tiranë ku po transmeton në kohë reale (live) zhvillimet dramatike dhe përplasjet nga protesta e të rinjve. AP i bashkohet kështu gjigantit tjetër mediatik britanik, Reuters. Tashmë, dy agjencitë më të mëdha globale të lajmeve ndodhen në terren në kryeqytet, duke pasqyruar minutë pas minute përballjen e studentëve me forcat e policisë përpara një publiku ndërkombëtar. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb