Në Gjykatën e Posaçme ka dëshmuar Xhuliano Xhaferraj, vëllai i Fridman Xhaferrajt, për vrasjen e të cilit akuzohet edhe Laert Haxhiu. Ai tregoi se në kohën kur u vra i vëllai ndodhej në burg dhe lajmin e mori vetëm pasi u lirua. "Kur më kanë vrarë vëllain kam qenë në burg. Kur jam liruar kishte tre ditë që ishte vrarë. E kishin identifikuar viktimën, por nuk ishin të sigurt. Më morën në pyetje, verifikuan që isha në burg dhe pas disa orësh mësova se ishte vëllai im", dëshmoi ai. LEXO edhe...Vrasja e Elton Mermalit, dëshmon babai i viktimës: S’e vë dot gishtin, s’i ruhej askujt! Laert Haxhiu hante bukë në shtëpinë time, e strehoja kur e rrihte i ati Xhaferraj tha se pas lirimit shkoi në banesë, ku gjeti policinë duke kryer kontroll, ndërsa më pas u shoqërua në komisariat. Sipas tij, Fridmani i kishte thënë rreth 20 ditë para vrasjes se do të shkonte në Itali, por nuk i kishte treguar më shumë për lëvizjet e tij. Dëshmitari rrëfeu edhe lëvizjet e vëllait tjetër të familjes, Aleksandrit, duke thënë se ai kishte qenë në Greqi dhe ishte ndihmuar nga disa persona për t'u larguar. I pyetur për autorët e vrasjes së Fridman Xhaferrajt, Xhuliano deklaroi se nuk e di kush e ka kryer krimin. "Nuk e di kush e vrau Fridmanin. Babai i Laertit, Qamili, më tha se djali i tij nuk kishte dorë dhe nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. Jemi takuar rreth një muaj pas vrasjes, pasi kemi tokat afër. E pyeta për çfarë flitej, që Laerti kishte dhënë urdhër për vrasjen, por ai më tha se djali i tij nuk kishte lidhje. Unë nuk kam qenë fare i përfshirë. Kur flisja me vëllain, ai më thoshte të shihja hallet e mia dhe familjen time", u shpreh dëshmitari. lajm në përditësim... K.M/ReportTv.al Xhuliano Xhaferraj Fridman Xhaferraj Laert Haxhiu Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.1% Jo 29.2% Nuk e di 6.6% Vota total: 6331 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

