Lajme Zone
Veliaj sfidon Ramën, nis “fshesën” në Bashkinë e Tiranës; ikin kreu i IMT-së dhe drejtoresha e Kopshteve
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Veliaj sfidon Ramën, nis “fshesën” në Bashkinë e Tiranës; ikin kreu i IMT-së dhe drejtoresha e Kopshteve

Bëhet fjalë për Rigers Sheqerin, kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, dhe Zhaneta Beqirin, drejtoreshë e Përgjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve. Vendimet për largimin e tyre janë firmosur dje nga Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim.

Rama-Veliaj & Beqiri-Sheqeri Veliaj firmos nga qelia shkarkimin e Rigers Sheqerit dhe Zhaneta Beqirit, dyshohet se për pjesëmarrjen në takimet me drejtuesit e rinj të PS-së në Tiranë. Ndërkohë, flitet edhe për dy largime të tjera, ende të pakonfirmuara, ndërsa Rama ka reaguar ashpër ndaj kryebashkiakut. Thellohet përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit ka firmosur nga qelia shkarkimin e dy drejtuesve të rëndësishëm të Bashkisë së Tiranës, ndërsa vendimet dyshohet se lidhen me pjesëmarrjen e tyre në takimet e organizuara nga drejtuesit e rinj të Partisë Socialiste në kryeqytet, të caktuar nga Rama.

Bëhet fjalë për Rigers Sheqerin, kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, dhe Zhaneta Beqirin, drejtoreshë e Përgjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve. Vendimet për largimin e tyre janë firmosur dje nga Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim.

Ndërkohë, thuhet se Veliaj ka firmosur edhe shkarkimin e shefes së Policisë Bashkiake, Elona Lalaj, si dhe të drejtueses së urbanistikës, Jona Osmani. Në kuadër të këtyre zhvillimeve duket se ka ardhur edhe reagimi i ashpër i kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste në Tiranë kritikoi Veliajn për mënyrën se si po trajtohen punonjësit dhe drejtuesit e administratës bashkiake.

"Prej vitesh s’u kërkon askush llogari për kë votojnë, jo më t’i largojnë nga puna pse nuk paraqiten me uniformën e partisë. Si mund të largohet një grua që e ka mbajtur me dinjitet uniformën e kryepolicit bashkiak të kryeqytetit, ashtu si të tjerë drejtues dhe punonjës, pse nuk u bëjnë 'like' e 'share' dorëshkrimeve të Lali-t nga burgu imagjinar politik, apo pse nuk gëzojnë mbështetjen e avokatit të tij?", deklaroi Rama. Përplasja Rama-Veliaj merr përmasa të reja, Bashkia sulmon kryeministrin: Nuk varemi prej teje, boll me presione

21 Nëntor, 16:34 Kryeministri kritikoi edhe avokatin e Veliajt, për të cilin tha se u drejtohet institucioneve bashkiake me shkresa ku firmos si drejtues politik, ndonëse, sipas tij, është një nga dy personat e përjashtuar së fundmi nga Partia Socialiste.

"Ky i fundit i adresohet shkresërisht Bashkisë së Tiranës duke firmosur si drejtues politik, ndërkohë që është një nga dy të përjashtuarit e ditëve të fundit nga kjo shtëpi, ku s’do të tolerohet më askush që sillet me popullin si e ëma e Zeqos në majë të thanës", u shpreh Rama.

Ai iu drejtua edhe personalisht kryebashkiakut, duke e cilësuar të gabuar qëndrimin e tij ndaj kryeministrit dhe Partisë Socialiste.

"Unë nuk e gjykoj dot Erionin për çfarë ai thotë dhe çfarë ai bën. Po vetëm uroj me gjithë zemër që ai të kuptojë se është në gabim", deklaroi Rama.

Kryeministri paralajmëroi se Partia Socialiste do të reagojë me ashpërsi politike ndaj çdo përpjekjeje për të ndëshkuar punonjësit e Bashkisë së Tiranës për shkak të qëndrimeve apo bindjeve të tyre politike. rama veliaj sheqeri 719bccc7 12f9 4b3c 8828 ce59c662b96f whatsapp image 2026 11 21 at 213655 whatsapp image 2026 11 21 at 213655 1 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Përplasja Rama-Veliaj merr përmasa të reja, Bashkia sulmon kryeministrin: Nuk varemi prej teje, boll me presione 21 Nëntor 2026, 16:3016:30Politike Deputetja e gafave Briseida Çakërri merr përsipër ligjin për blerjet e AKSHI-t pa tendera, hapet rruga për kontrata miliona euro pa garë 21 Nëntor 2026, 14:1514:15Politike Edi Rama përmbys PS-në e Tiranës: Pushteti zhvendoset në periferi 21 Nëntor 2026, 14:1314:13Politike Presidenti Begaj takon të rinjtë e nismës 'Fol Shqip': Pa gjuhë shqipe nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri! 21 Nëntor 2026, 13:5513:55Politike Rama porosi socialistëve në mbledhjen me dyer të mbyllura: Të gjithë në terren, nuk ka konflikt të brendshëm në PS 21 Nëntor 2026, 13:5313:53Politike “Jep dorëheqjen. Kriminelë, hajdutë”/ Incident jashtë Akademisë së Arteve, protestuesit përballen me Ramën pas përfundimit të Asamblesë së PS 21 Nëntor 2026, 13:3513:35Politike