Lajme Zone
Veliaj ri-emëron SekreZAR të Bashkisë Tiranë Alban Dokushin
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Veliaj ri-emëron SekreZAR të Bashkisë Tiranë Alban Dokushin

Alban Dokushi do të rikthehet si Sekretar i Përgjithshëm në Bashkinë e Tiranës, pasi drejtësia e konsideroi të paligjshëm largimin e tij nga detyra. Gjykata Administrative e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke i dhënë të drejtë ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Veliajt.

Pas këtij zhvillimi, Erion Veliaj ka nënshkruar nga paraburgimi aktin për rikthimin e Dokushit në postin që mbante para shkarkimit, duke e vendosur sërish në një nga funksionet kyçe të Bashkisë.

Dokushi u largua nga detyra në mars të vitit 2025 me vendim të kryetares së komanduar, Anuela Ristani, në një periudhë kur Bashkia e Tiranës po përballej me përplasje të forta institucionale pas arrestimit të Veliajt. Në atë kohë qarkulluan raportime se vendimi ishte pjesë e konfliktit për drejtimin e bashkisë dhe u lidh me ndikimet politike të kohës së tranziciinit të pushtetit drejtues lokal.

Dy shkallët e gjyqësorit administrativ arritën në të njëjtin përfundim, se procedura e shkarkimit nuk ishte në përputhje me ligjin. Vendimi përfundimtar i Apelit i hapi rrugën rikthimit të Dokushit, i cili tashmë rimerr zyrtarisht detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës.