Lajme Zone
Veliaj refuzon të marrë pjesë në seancën e sotme, përfaqësohet nga avokati Ndreca. Kryebashkiaku i drejtohet gjykatës: Lexoni letrën time
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Veliaj refuzon të marrë pjesë në seancën e sotme, përfaqësohet nga avokati Ndreca. Kryebashkiaku i drejtohet gjykatës: Lexoni letrën time

Ditën e sotme është caktuar seanca e radhës gjyqësore për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ditën e sotme është caktuar seanca e radhës gjyqësore për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Vetë kryebashkiaku pritet të mos marrë pjesë në seancën e sotme, por do të përfaqësohet nga mbrojtësit e tij ligjorë.

Ky zhvillim vjen në një situatë kur mes tij dhe qeverisë ka nisur një përplasje në distancë pas transferimit të Veliajt në burgun e Fierit.

Gjithashtu, raportohet se Veliaj i ka drejtuar gjykatës një letër, në të cilën ka shkruar të gjitha qëndrimet e tij në lidhje me zhvillimet e 24 orëve të fundit dhe takimit me ministrin Gogu.

Veliaj i ka kërkuar trupit gjykues që ta lexojë në seancë shkresën me qëllim transparencën dhe vlerësimin ligjor të saj.

Para pak çastesh në GJKKO është paraqitur avokati Plarent Ndreca, i cili në një komunikim të shkurtër me gazetarët, është shprehur: “Të shohim si do të shkojë procesi”. Top Channel