Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj, ka reaguar në lidhje me fitoren e Listës Studentore kundër ish-presidentit Aleksandër Vuçiç në Serbi.
Më shumë sesa për fitoren e Vuçiç, ky reagim duket si një mesazh për kryeministrin Edi Rama.
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Veliaj, shkruan se lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë fundi i botës, por fundi i një bote.
Sipas Veliajt, sa më shpejt të kuptohet ky mesazh nga politikbërësit aq më mirë do t’u përgjigjen nevojave të kësaj gjenerate. “Urime studentëve për rrëzimin e makiavelistit dhe populistit të Beogradit!
Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”. Sa më shpejt ta kuptojmë këtë si qytetarë e politikëbërës, aq më mirë do të dimë t’u përgjigjemi nevojave dhe pritshmërive të kësaj gjenerate.
Urime të përzemërta edhe shqiptarëve tanë në Serbi, të cilët, sipas projeksionit aktual, e rrisin përfaqësimin e tyre nga një në dy mandate. Një zë më i fortë për të drejtat e shqiptarëve në Serbi!”, shkruan Veliaj./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

