Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar pamje nga Maratona e Tiranës, që mbahet sot më 15 nëntor. Përpos publikimit të pamjeve, Veliaj ka dhënë edhe mesazhe. Ai shprehet se nuk duhet që të dorëzohemi e të besojmë tek forca jonë. Veliaj thekson se ‘rruga drejt finishit ka sfidat e veta’. Maratona2
Postimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta. Ka momente kur rrethanat të thonë të ndalesh, por vullneti të kujton pse u nise.
Mos u dorëzo, beso te forca jote dhe vazhdo përpara! Sepse, siç është e rëndësishme të mbërrish në finish, po aq është edhe të mos heqësh dorë nga rrugëtimi yt.
Suksese! Kujtojmë se ditën e djeshme, Partia Socialiste mori masa të ashpra ndaj disa socialistëve.
Kështu, Erion Veliaj u shkarkua nga drejtimi i PS-së në Tiranë dhe në vend të tij janë emëruar Ervin Demo dhe Albana Koçiu. Ndërkaq, nga forumet e larta të Partisë Socialiste janë shkarkuar edhe Elisa Spiropali e Plarent Ndreca. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: m maratona Veiaj

