Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Veliaj nuk ka çfarë të humbasë, në konfrontim të hapur me kryeministrin”, Redi Ramaj: Ja pse Rama ka frikë për zgjedhjet në Tiranë


Avokati Redi Ramaj, në një intervistë në News24 komentoi përplasjen e ashpër mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë.

Avokati Redi Ramaj, në një intervistë në News24 komentoi përplasjen e ashpër mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë. Ramaj komentoi postimin e bërë nga kryebashkiaku Veliaj, që i kërkonte kryeministrit prova se paska nxitur protesta ose të japë dorëheqjen. Sipas avokatit, Veliaj nuk ka çfarë të humbasë dhe tashmë ka vendosur që të jetë në konfrontim të hapur me kryeministrin Rama. Avokati deklaron se kryeministri ka frikë nga zgjedhjet në Tiranë. “Dy zotëritë kanë konfrontim me njëri-tjetrin. Por problem madhor është që kryeministri kërcënon Veliajn dhe fakti që Rama thotë se kontrollon SPAK. Ka pasur gjithmonë dyshime se politika bën presion mbi Prokurorinë e Posaçme. Por SPAK ka dërguar në gjyq shumë politikanë, por ka dhe zëra që shprehen se ka pjesë nga PS që duan të vënë nën kontroll drejtësinë e re. Unë i besoj Erion Veliajt, ai nuk mund të thotë asgjë që nuk është e vërtetë. Veliaj nuk ka çfarë të humbasë. Fakti që ministri Gogu ka hyrë në burg në atë mënyrë, më bën ta besoj Veliajn. Gogu mund të shkojë me protokoll për vizitë. Ministri Gogu ka bërë një vizitë që duhet thënë se nuk ka qenë transparente. Lufta e zotit Rama ka qenë që të heqë Veliajn nga komandimi i Bashkisë së Tiranës. Bëri përpjekje me shkarkimin, u votua shkarkimi i tij, u kalua tek Presidenti dhe Gjykata Kushtetuese anuloi zgjedhjet. Tani vijnë zgjedhjet lokale dhe kryeministrit Rama i duhet Bashkia e Tiranës. Nuk e di sesa dorë ka Veliaj te protesta, por unë shoh frikë nga z Rama për Bashkinë e Tiranës. Kryeministri e sheh që në Bashkinë e Tiranës ka njerëz të Erion Veliajt. Nëse nuk jep dorëheqjen Veliaj, nuk ka shans që kjo bashki mos të mbahet deri në fund”, deklaroi avokati Redi Ramaj. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Bashkia Tirane perplasja rama Redi Ramaj Veliaj zgjedhjeet