Prokurorët e SPAK kanë vendosur të lejojnë avokatët ndërkombëtarë të Erion Veliajt që ta vizitojnë atë në qeli. Burime për Shqiptarja.com nga mbrojtja e Veliajt bëjnë me dije se vendimi është marrë para disa ditësh, por ende avokatët nuk e kanë takuar kryebashkiakun e Tiranës. Burimet bëjnë me dije se leja nga SPAK është dhënë për datat 27 dhe 28 korrik, por avokatët që do ta takojnë Veliajn janë me status vizitori dhe jo si avokat apo si studio ligjore. Më herët, avokatët ndërkombëtarë të Veliajt kishin kërkuar disa herë takim me të, por nuk janë lejuar. LEXO EDHE:‘Arresti me burg’ për Veliajn u kthye nga Kushtetuesja, caktohet relatori i çështjes në Gjykatën e Lartë SI.E./Shqiptarja.com TAG: erion veliaj arrestimi i erion veliajt Komento Komente Sondazhi i ditës:
14 Korrik, 12:01
Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 6.8% Të gabuar 93.2% Nuk e di 0% Vota total: 44 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?

