Lajme Zone
Veliaj, letër gjykatës/ Përdor këmbën e thyer për të kërkuar shtyrje të seancës
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Veliaj, letër gjykatës/ Përdor këmbën e thyer për të kërkuar shtyrje të seancës

Sot në GJKKO po zhvillohet seanca për kryebashkiakun e arr...

Sot në GJKKO po zhvillohet seanca për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, i cili mungon në seanca dhe përfaqësohet nga avokati i pandehur, Plarent Ndreca.

Veliaj i është drejtuar gjykatës me një letër në të cilën pretendon se për shkak të gjendjes shëndetësore i është rekomanduar një ndërhyrje kirurgjikale dhe se prej 10 ditësh kërkon dokumentacionin mjekësor dhe nuk i është dhënë shpjegim dhe për këtë arsye kërkon që seanca e sotme të shtyhet. “Për shkak të gjendjes shëndetësore për të cilën më është rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale, kam 10 ditë që kërkoj dokumentacionin mjekësor, por s’më është dhënë asnjë shpjegim. Kjo situatë më pengon të marr pjesë në gjykim dhe kërkoj që seanca gjyqësore të shtyhet”. Një nga prokurorët e çështjes, prokurori Altin Dumani, sa i përket pretendimit të Veliajt, është shprehur se prokuroria nuk disponon asnjë relacion mjekësor nga burgu që të përshkruajë gjendjen shëndetësore të Veliajt. “Ne nuk kemi asnjë relacion mjekësor nga mjeku i burgut të na përshkruajë gjendjen shëndetësore të Veliajt. Nuk kemi asnjë dokument konkret mbi gjendjen e tij që të ishim të qartë”. Këtë e ka kundërshtuar avokati i pandehur, Plarent Ndreca, duke thënë se Veliaj kërkon kartelën mjekësore për ta konsultuar me mjekë.

Gjykata është tërhequr për të vendosur mbi kërkesën e Veliajt për shtyrje të seancës së sotme./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.