Lajme Zone
Veliaj letër Asamblesë së PS-së në Tiranë: Fitoret s’na i dhanë bandat! Vendin e socialistëve po e zënë ‘ministruca e drejtoruca’, Rama i fshin me një klithmë vitet e sakrificave
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Veliaj letër Asamblesë së PS-së në Tiranë: Fitoret s’na i dhanë bandat! Vendin e socialistëve po e zënë ‘ministruca e drejtoruca’, Rama i fshin me një klithmë vitet e sakrificave

Në mungesë edhe në Asamblenë e PS-së së Tiranës, Erjon Veliaj zgjodhi të shpërndarë një mesazh nga paraburgimi i Fierit, këtë radhë, drejtuar socialistëve, pak para se të mblidheshin nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama.

Në mungesë edhe në Asamblenë e PS-së së Tiranës, Erjon Veliaj zgjodhi të shpërndarë një mesazh nga paraburgimi i Fierit, këtë radhë, drejtuar socialistëve, pak para se të mblidheshin nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama. I shkarkuar nga PS-ja e Tiranës në asamblenë kombëtare të shtunën, kryebashkiaku thotë se partia është mbushur me ministra e drejtorë pa meritë “Fitoret tona nuk na i dhanë as bandat, as krimi dhe as të fortët. Hidhni një sy nga shoku në krah. A është ende socialisti me të cilin ndamë betejat dhe fitoret, apo vendin e tij e kanë zënë ministruca e drejtoruca, që pushtojnë territore me privilegje. Ne ndërtuam një parti zemrash, jo një hordhi privilegjesh! Ruajeni qytetarinë dhe djersën socialiste. Mos lejoni që historia jonë të zëvendësohet nga pushteti i pamerituar”, shprehet Veliaj. LEXO EDHE:Rama dialog me studentët protestues, PD: Ata janë patronazhistë, dorëheqje Kritikat nuk ia kursen as kryetarit të partisë, Edi Rama, të cilin e akuzon se me një klithmë fshin vite sakrificash të socialistëve që e ngritën në krye të PS-së. “Më pikëllon të shoh një parti ku drejtuesi u hakërrehet socialistëve që e ngritën në krye, ku mijëra vota e vite sakrificash fshihen me një klithmë të tij dhe ku besnikëria e verbër ndaj tij vlen më shumë se besnikëria ndaj parimeve”, thekson Veliaj. Ai sjell ndërmend historinë e PS Tiranë dhe organizimin e saj nën drejtimin e tij. Veliaj shprehet se kanë luftuar për fitoret dhe s’ua kanë dhënë “as krimi, as bandat”, ndërsa ngre pyetjen nëse bëhet fjalë për të njëjtën parti. I pari i Tiranës u kërkon socialistëve të reflektojnë dhe të shohin kë kanë përkrah tyre duke u bërë thirrje të mos pranojnë pushtetin e pamerituar. Mesazhin, Veliaj e nënshkruan me “socialisti juaj me duar të lidhura”. “Mesazh për Asamblenë e Tiranës Të dashur miq dhe socialistë të Tiranës! Prej vitit 2015 ndërtuam bashkë një organizatë që besonte te puna, progresi dhe qyteti. Fitoret tona nuk na i dhanë as bandat, as krimi dhe as të fortët. Ato i ndërtuam me djersën e socialistëve dhe qytetarinë e Tiranës. Po a jemi ende ajo parti? Hidhni një sy nga shoku në krah. A është ende socialisti me të cilin ndamë betejat dhe fitoret, apo vendin e tij e kanë zënë ministruca e drejtoruca, që pushtojnë territore me privilegje, në vend që të pushtojnë zemrat e qytetarëve? Më pikëllon të shoh një parti ku drejtuesi u hakërrehet socialistëve që e ngritën në krye, ku mijëra vota e vite sakrificash fshihen me një klithmë të tij dhe ku besnikëria e verbër ndaj tij vlen më shumë se besnikëria ndaj parimeve. Ne ndërtuam një parti zemrash, jo një hordhi privilegjesh! Unë sot vërtet i kam duart e lidhura, por jo kujtesën, bindjet dhe përgjegjësinë për atë që ndërtuam bashkë. Tirana është qyteti i rinisë, kulturës dhe optimizmit. Tirana është zemra jonë e madhe. Ruajeni qytetarinë dhe djersën socialiste. Mos lejoni që historia jonë të zëvendësohet nga pushteti i pamerituar. Me mall, respekt, përulje dhe mirënjohje, Miku dhe shoku juaj, Socialisti me duar të lidhura Erion Veliaj”, shkruan ai. P.J / SI.E. K.Ta Shqiptarja.com TAG: edi rama erion veliaj PS Tirane asambleja e PS Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Populli: 21/11/2026 12:53 Ishalla po hajne kokat e njeri tjetrit....do zoti!!!! Përgjigju grejs: 21/11/2026 10:55 Më të pa fytyrë se hajdutët nuk ka dhe kur i kap me presh në duar jo thonë ....i tillë është dhe Eri e morën nga tregu duke shitur fiq e bënë kryetar bashkie dhe për hajdutërinë e tij fajëson të tjerët...

Më e forta është kur filloi ta mbroi dhe Sali non grata ky i pa fytyrë që kur ish kryetar Erjoni çdo ditë ushtarët e tijë sulmonin me molotov bashkinë. Përgjigju Mjaftimja: 21/11/2026 10:22 O t'i socialisti me duar të lidhura:Së pari duart nuk t'i lidhi partia por gruaja jote .... fiks,fiks i lidhe vetë.

Së dyti partia të bëri kriëetar nuk të bëri as mjafti , as trimat e mjaftit e as fiqtë .

Së treti boll u qyrravite në je burrë lufto e dil i pafajshëm e mos hidh degë më degë Lali....e mos akuzo as parti e as kënd në parti.

Së katërti ajo e para mos harro se krietar të bëri partia.....sa do gabime të bëjë partia...përsëri ngelet pozitive përballë çdo individi që godet me gurë atë që e mbolli dhe e polli...shërim të shpejtë Lali e mos luaj futboll se thyen këmbën! Përgjigju Sondazhi i ditës:

18 Nëntor, 11:04

A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 60.3% Jo 30.4% Nuk e di 9.3% Vota total: 2628 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 18 Nëntor, 11:04 A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?