Lajme Zone
Veliaj i hap telashe Ramës, e çon deri në SHBA sherrin me kryeministrin; tri letra në OKB
PolitikëPamfleti

Veliaj i hap telashe Ramës, e çon deri në SHBA sherrin me kryeministrin; tri letra në OKB

Në qendër të letrave të siguruara nga “Pamfleti" janë kryeministri Edi Rama, ministri i Drejtësisë Toni Gogu dhe telefonatat e kreut të qeverisë me avokatin Plarent Ndreca. Mbrojtja e Veliajt e lidh transferimin dhe zhvillimet e mëpasshme me qëndrimet publike të kryebashkiakut në mbështetje të protestave studentore.

Foto ilustruese Sherri mes Erion Veliajt dhe Edi Ramës nuk mbetet më brenda kufijve të Shqipërisë. Kryebashkiaku i Tiranës e ka çuar përplasjen me kryeministrin deri në arenën ndërkombëtare, duke iu drejtuar OKB-së përmes tri letrave të përgatitura nga avokatët e tij. Veliaj kërkon ndërhyrjen e tre raportuesve specialë të Kombeve të Bashkuara... Përplasja mes Erion Veliajt dhe kryeministrit Edi Rama ka mbërritur në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në paraburgim që prej shkurtit 2025, u është drejtuar përmes avokatëve të tij tre raportuesve specialë të OKB-së, duke kërkuar ndërhyrje urgjente për ngjarjet që pasuan transferimin e tij nga Durrësi në burgun e Fierit.

Në qendër të letrave të siguruara nga “Pamfleti" janë kryeministri Edi Rama, ministri i Drejtësisë Toni Gogu dhe telefonatat e kreut të qeverisë me avokatin Plarent Ndreca. Mbrojtja e Veliajt e lidh transferimin dhe zhvillimet e mëpasshme me qëndrimet publike të kryebashkiakut në mbështetje të protestave studentore.

Dokumenti prej 26 faqesh, i depozituar më 11 nëntor 2026 në regjistrin amerikan FARA, përmban tri shkresa të datave 5, 6 dhe 9 nëntor, të përgatitura nga studiot ligjore ndërkombëtare Mishcon de Reya LLP dhe Kasowitz LLP.

Ato u janë drejtuar raportuesve specialë të OKB-së për lirinë e shprehjes, mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe pavarësinë e gjyqtarëve dhe avokatëve.

Transferimi në Fier dhe vizita e Gogut

Në letrën e datës 9 nëntor, drejtuar raportuesit special për lirinë e shprehjes, avokatët e Veliajt përshkruajnë zhvillimet që nisën pas publikimit të një postimi në Instagram, më 26 tetor, në mbështetje të protestave studentore në Beograd.

Dy ditë më pas, më 28 tetor, Veliaj u transferua nga institucioni i paraburgimit në Durrës në burgun e Fierit. Në dokument thuhet: “Veliaj u largua papritur nga burgu i Durrësit dhe u transferua në burgun e Fierit, një institucion i mbyllur me masa më të rrepta sigurie. Ai u mor me forcë nga qelia, pa njoftim paraprak dhe pa iu bërë e ditur fillimisht se ku po dërgohej. Nuk iu paraqit urdhri i transferimit dhe as arsyet e këtij vendimi.”

Sipas shkresës, më 30 tetor, ministri i Drejtësisë Toni Gogu vizitoi Veliajn në burgun e Fierit dhe i komunikoi se transferimi ishte urdhëruar personalisht nga kryeministri Rama.

“Ministri Gogu i përcolli Veliajt disa kërkesa të bëra nga kryeministri Edi Rama: të pranonte se kishte organizuar dhe financuar protestat ‘Flamingo’, të jepte dorëheqjen si kryetar bashkie, t'ua kalonte mandatin personave të përcaktuar nga Rama dhe të shkarkonte avokatin e tij.”, vijon shkresa.

Telefonatat e Ramës me Plarent Ndrecën

Një pjesë e rëndësishme e dokumentit i kushtohet komunikimeve të kryeministrit me avokatin Plarent Ndreca.

Në shkresë thuhet se Ndreca ka marrë telefonata të drejtpërdrejta nga Rama, gjatë të cilave kryeministri ka kritikuar mënyrën e përfaqësimit të Veliajt dhe komunikimet e avokatit me mediat.

Në faqen 4 të letrës përshkruhet edhe një nga deklaratat e Ramës gjatë këtyre komunikimeve: “Ai [Veliaj] ka çdo të drejtë të përçartet, por ti nuk ke të drejtë të bësh të njëjtën gjë apo t'i çosh përçartjet e tij në media.”

Në të njëjtën pjesë të dokumentit, Rama përshkruhet se e ka quajtur Ndrecën një këshilltar të keq politik dhe se po e çonte Veliajn drejt një “fundi të vdekur”.

Avokatët ndërkombëtarë e lidhin këtë komunikim me përpjekjen për të kontrolluar mënyrën se si Veliaj shprehet publikisht përmes mbrojtjes së tij.

Në letër shkruhet: “Kryeministri nuk po shprehte thjesht një mospajtim politik me zotin Ndreca si anëtar i Partisë Socialiste në pushtet. Ai po përpiqej të diktonte kufijtë e asaj që Ndreca lejohej të bënte dhe të thoshte në lidhje me klientin e tij.”

Më tej, avokatët shtojnë se nga Ndreca pritej që komunikimet publike të Veliajt t'i nënshtroheshin një “filtri politik”, në përputhje me interesat e Ramës.

Çfarë kërkohet nga Kombet e Bashkuara?

Në letrën e datës 9 nëntor, mbrojtja e Veliajt kërkon që raportuesi special t'i drejtohet urgjentisht qeverisë shqiptare.

Kërkesat përfshijnë dhënien e shpjegimeve për transferimin e Veliajt në Fier, hetimin e rrethanave të këtij vendimi dhe garanci që kryebashkiaku të mos përballet me masa të tjera për shkak të qëndrimeve të tij publike. Në dokument thuhet: “Kërkojmë nisjen e një hetimi të shpejtë, të pavarur dhe të paanshëm për të përcaktuar nëse transferimi i Veliajt dhe trajtimi i tij i mëpasshëm janë kryer për qëllime të papërshtatshme apo janë ndikuar nga ndërhyrja ministrore.”

Një tjetër kërkesë është që autoritetet të garantojnë se kushtet e paraburgimit, transferimet apo akuzat penale nuk do të përdoren për të detyruar Veliajn të heshtë ose të bëjë lëshime politike.

Avokatët kërkojnë gjithashtu që Veliaj të ketë mundësi të shprehë pikëpamjet e tij dhe të komunikojë përmes personave të autorizuar prej tij, përfshirë avokatin Ndreca, pa intimidim.

Tri letra për tre raportues specialë

Shkresa e datës 9 nëntor i drejtohet Leopoldo Maldonado Gutiérrez, raportuesit special për promovimin dhe mbrojtjen e lirisë së mendimit dhe shprehjes.

Letra e datës 6 nëntor i është dërguar Mary Lawlor, raportuese speciale për situatën e mbrojtësve të të drejtave të njeriut, dhe përqendrohet te komunikimet e Ramës me avokatin Plarent Ndreca. Ndërsa letra e datës 5 nëntor i drejtohet Margaret Satterthwaite, raportuese speciale për pavarësinë e gjyqtarëve dhe avokatëve. Në këtë shkresë trajtohen vizita e Gogut në burg, kërkesat për ndryshimin e avokatit dhe ndikimi që ndërhyrjet politike mund të kenë mbi mbrojtjen ligjore dhe procesin penal.

Në këtë mënyrë, Veliaj ka zgjedhur të ndërkombëtarizojë përplasjen me Ramën, duke e çuar çështjen përpara tre mekanizmave të Kombeve të Bashkuara. /Pamfletiveliaj rama okb screenshot 16 screenshot 15 screenshot 14 screenshot 14 screenshot 15 screenshot 16 3 Komente A Arben 19 Nëntor 2026, 20:43 Ky nuk eshte Velija i viteve 2003-2004 qe ishte i paster,jo me leke e pasuri, mhej te na mbushte mendjen se do punonte e kontribuonte per qytetaret, por KY qe i ben leter OKB eshte Velija i viteve 2013-2025, miliardier duke abuzuar me parate publike e korruosionin dhe arrogance e tallje ndaj qytetareve.

Burgu per burra eshte. Enver Hoxha nje te mire e kishte. Hajdudin qe kishte per detyre te ruante dhe menaxhonte parate publike, nuk e falte, biles edhe i varte,sic ka ndodhur ne Shkoder ne vitin 1988-89, kur nje te moshuari i vodhen 1 milion leke te kohes. Autori ka qendruar nje dite i varur ne shtylle. Përgjigjjuni A Anna ENNO 19 Nëntor 2026, 21:05 U mbars mali,

Polli një mi,

Ja vunë emrin, Erion Veli. Përgjigjjuni T Tony 19 Nëntor 2026, 21:10 Sa spiuna legene paskemi qene si komb. Tere jeten duke shitur njeri tjetrin te te huajte qe kurre nuk i kemi pasur miq. Hallet e shtepise mbahen brenda mureve. Jemi drejt zhdukjes si komb nga njerez te perdale. Turp! Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Nga vila 15 milionë euro te apartamenti 500 metra katrorë, Shehaj dhe Balla përplasen për pasuritë 19 Nëntor 2026, 18:4818:48Politike Zgjedhjet që kushtojnë miliona, Celibashi nis ‘maratonën’ e tenderëve! 3 me flamuj të kuq 19 Nëntor 2026, 18:0618:06Politike Rama merr rolin e strategut në Berlin, i tregon Europës si duhej të sillej me Putinin 19 Nëntor 2026, 17:1117:11Politike Ligji për Tubimet miratohet në Komisionet e Kuvendit; Rama shtrëngon darën mbi protestuesit, opozita me sytë nga Kushtetuesja 19 Nëntor 2026, 16:4516:45Politike Nga zgjedhjet te korrupsioni, Britania mesazh Ramës: Reforma kërkon dialog, drejtësia pavarësi! 19 Nëntor 2026, 15:5415:54Politike Buxheti 2027 rikthehet në komisione, institucionet kërkojnë më shumë fonde dhe staf! 19 Nëntor 2026, 15:0915:09Politike