Pak para mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, Erion Veliaj ka lëshuar një mesazh me tone të forta ndaj kupolës socialiste, duke goditur në distancë kryeministrin Edi Rama dhe mënyrën se si drejton partinë. Nga burgu i Fierit, përmes një reagimi në Facebook, Veliaj e përshkruan PS-në si një parti që ka humbur identitetin e saj, duke e akuzuar se Ramën se e ka shndërruar partinë në një “hordhi privilegjesh”, ku postet dhe pushteti kanë zëvendësuar parime
Një pjesë të mesazhit, Veliaj ua drejton kolegëve të tij socialistë duke thumbuar Pata që, sipas tij, janë kthyer në besnikë të verbër të kryeministrit, ndërsa postet ministrore dhe drejtuese janë shndërruar në instrumente privilegjesh.
“Hidhni një sy nga shoku në krah. A është ende socialisti me të cilin ndamë betejat dhe fitoret, apo vendin e tij e kanë zënë ministruca e drejtoruca, që pushtojnë territore me privilegje, në vend që të pushtojnë zemrat e qytetarëve?
Më pikëllon të shoh një parti ku drejtuesi u hakërrehet socialistëve që e ngritën në krye, ku mijëra vota e vite sakrificash fshihen me një klithmë të tij dhe ku besnikëria e verbër ndaj tij vlen më shumë se besnikëria ndaj parimeve. Ne ndërtuam një parti zemrash, jo një hordhi privilegjesh!”, shkruan Veliaj në mesazhin e tij. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

