Lajme Zone
Veliaj e shkarkoi nga burgu, reagon Anuela Ristani: Koha, gjykatësi më i drejtë, më i paanshëm dhe më i pakapshëm. Largohem sot me krenari!
BotëBalkanWeb

Veliaj e shkarkoi nga burgu, reagon Anuela Ristani: Koha, gjykatësi më i drejtë, më i paanshëm dhe më i pakapshëm. Largohem sot me krenari!

Anuela Ristani ka reaguar pas shkarkimit nga detyra, vendim i marrë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, teksa ky i fundit ndodhet pas hekurave.

Anuela Ristani ka reaguar pas shkarkimit nga detyra, vendim i marrë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, teksa ky i fundit ndodhet pas hekurave. Ristani shprehet se largohet me krenari, përulësi dhe dashuri për Tiranën, duke kujtuar ndryshimin që ka pësuar kryeqyteti gjatë 11 viteve të fundit. Ajo veçon transformimin e sheshit “Skënderbej”, të cilin e përshkruan si një simbol të ndryshimit të qytetit, ndërsa falënderon bashkëpunëtorët dhe qytetarët që, sipas saj, kanë ndihmuar në thyerjen e paragjykimeve dhe stereotipeve për Tiranën. Në mesazhin e saj, Ristani thekson edhe rëndësinë e kohës si gjykatësi më i drejtë për të vlerësuar punën e bërë. “Koha është gjykatësi më i drejtë, më i paanshëm dhe më i pakapshëm”, shkruan ajo, duke shtuar se Tirana duhet parë dhe dashur për atë që është. Në fund, Ristani përdor një shprehje karakteristike për të përshkruar lidhjen e saj me kryeqytetin: “Dhe sa për mua, unë do të mbetem gjithmonë ‘xhomllikse’, edhe pse kam lindur në Tiranë të Re dhe jam rritur përtej oqeanit.” Reagimi i Anuela Ristanit

Pas më shumë se një dekade në shërbim të qytetit më të bukur në botë, largohem sot me krenari, përulësi dhe plot dashuri për Tiranën. Atë që të gjithë e lakmojnë, shumë e duan, por pak e kuptojnë.

Qyteti për të cilin fillova të punoj 11 vite më parë, kur kaloja distancën e shkurtër por të gjatë të sheshit “Skënderbej“ që vetëm shesh nuk mund të quhej, është sot pikë takimi për vizitorë nga e gjithë bota, që nuk dinë t’i vënë tamam një emër joshjes që ndjejnë, pasi pika më e fortë e Tiranës është ndjesia e mirë që të jep.

Jam pa masë mirënjohëse për të gjithë bashkëudhëtarët e kësaj përvoje të papërsëritshme, dhe për qytetarët që thyen paragjykime shekullore dhe stereotipe brezash për t’u shfaqur të bukur dhe krenarë në të gjithë botën.

Koha është gjykatësi më i drejtë, më i paanshëm dhe më i pakapshëm. Në respekt të kohës, asaj që do të vijë, lipset që qytetin ta shohim pak më tonin e ta duam për atë që jemi, jo për atë që mund të na bëjë.

Dhe sa për mua, unë do të mbetem gjithmonë “xhomllikse” edhe pse kam lindur në Tiranë të Re dhe jam rritur përtej oqeanit.

Largohem sot me mbështetjen dhe dashurinë e atyre që për mua kanë më shumë rëndësi.

Faleminderit të gjithëve!

A. View this post on Instagram A post shared by Anuela Ristani (@anuela.ristani) © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb