Lajme Zone
Veliaj e shkarkoi/ Kush është Rigers Sheqeri, zyrtari që u shfaq me shkop gome në selinë e PS-së gjatë protestave
PolitikëPolitiko

Veliaj e shkarkoi/ Kush është Rigers Sheqeri, zyrtari që u shfaq me shkop gome në selinë e PS-së gjatë protestave

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur shkarkimin nga detyra të Rigers Sheqerit, i cili mbante postin e kryeinspektorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës. Vendimi është firmosur më 20 nëntor, ndërsa është bërë publik një ditë më pas. Urdhri mban firmën e Veliajt, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim në Fier. Veliaj firmos dy shkarkime nga Bashki

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur shkarkimin nga detyra të Rigers Sheqerit, i cili mbante postin e kryeinspektorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës. Vendimi është firmosur më 20 nëntor, ndërsa është bërë publik një ditë më pas. Urdhri mban firmën e Veliajt, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim në Fier. Veliaj firmos dy shkarkime nga Bashkia e Tiranës, në listë edhe edhe drejtoresha e Policisë Bashkiake

22 Nëntor, 09:30 Emri i Rigers Sheqerit ishte përmendur në raportimet mediatike për episodin e përplasjes mes protestuesve dhe personave të maskuar, të cilët dolën nga selia e Partisë Socialiste të pajisur me shkopinj në duar.

Në pamjet e publikuara nga kjo ngjarje, Sheqeri është identifikuar brenda ambienteve të selisë socialiste, me një shkop në dorë. Megjithatë, nuk ka një konfirmim zyrtar se ai ishte një prej personave të maskuar që dolën nga godina.

Shkarkimi i tij vjen në një moment kur administrata e Bashkisë së Tiranës është përfshirë në një tjetër valë largimesh nga detyra, duke nxitur edhe përplasjen publike mes Erion Veliajt dhe kryeministrit Edi Rama.

Përveç Sheqerit, Veliaj ka firmosur edhe shkarkimin e Zhaneta Beqirit, drejtoreshë e Përgjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve në Tiranë. Në urdhrin për këtë të fundit, largimi argumentohet me mospërmbushjen e detyrimeve institucionale të konstatuara nga auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ndërkohë, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste për Tiranën, Edi Rama kritikoi largimet nga puna në Bashkinë e Tiranës, duke pretenduar se disa punonjës po ndëshkoheshin për shkak se nuk pëlqenin apo shpërndanin postimet e kryebashkiakut në rrjetet sociale. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm