Lajme Zone
"Veç diktatorët nuk njohin dorëheqje"/ Qytetarët "masakrojnë" Ramën me komente
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

"Veç diktatorët nuk njohin dorëheqje"/ Qytetarët "masakrojnë" Ramën me komente

Kryeministri Edi Rama për më shumë se një orë, drejtpërdre...

Kryeministri Edi Rama për më shumë se një orë, drejtpërdrejt në rrjetet e tij sociale ka folur lidhur me situatën aktuale në vend dhe protestat studentore që po zhvillohen prej 5 ditësh. Këto protesta kanë sjellë kaos dhe trazira në rrugët e kryeqytetit dhe po ashtu përplasje të dhunshme mes forcave të policisë dhe protestuesve.

Gjatë fjalimit të tij, Rama bëri të qartë sërish se nuk do të ketë dorëheqje, ndërsa tha se pas protestave qëndrojnë “duar të huaja” dhe opozita që sipas tij nuk po e mund dot në zgjedhje. Po ashtu në fund tha se është i gatshëm të dëgjojë çdo kërkesë të studentëve.

I gjithë fjalimi i tij është shoqëruar me mijëra komente të ndryshme nga qytetarët, shumica prej të cilëve i kërkojnë të japë dorëheqjen nga detyra si kryeministër, ndërsa e bëjnë përgjegjës kryesor për situatën në të cilët ndodhet aktualisht vendi, ashtu siç shihet në fotot e mëposhtme. Ndërkohë mes komentuesve nuk kanë munguar dhe ironitë, ndaj atyre që i cilësojnë si patronazhistë. Kujtojmë se prej 5 ditësh, zhvillohen protestat e thirrura nga studentët ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Këto protesta, me pjesëmarrje masive studentësh dhe gjimnazistësh kanë sjellë kaos dhe trazira në kryeqytet. Protestuesit kanë djegur kosha mbeturinash, reklamat në rrugë, ndërsa kanë sulmuar godinat e institucioneve dhe po ashtu disa biznese të vogla.

Protestat janë shoqëruar edhe me përplasje të ashpra mes forcave të policisë dhe të rinjve, ku ka pasur disa të lënduar nga të dy palët. Gjithashtu ka pasur edhe dhjetëra protestues të arrestuar gjatë dhe pas zhvillimit të protestës. Sot në orën 12:00 pritet të mbahet protesta e gjashtë e studentëve në kryeqytet. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.