2 avionë air tractor po ndërhyjnë nga ajri duke ndihmuar zjarrfikësit nga toka për shuarjen e flakëve në parkun kombëtar të Lurës.
Pas dy ditësh operacionesh është arritur të shmanget rreziku I flakëve pranë banesave.
Megjithkëtë kjo është vatra më problematike ku vijon dhe angazhimi më I madh. Në periferi të Tiranës gjithashtu është larguar rreziku nga banesat, por përshkak të përhapjes që morën flakët dhe terrenit të vështirë vatra në në zonën Priskë – Gurrë- Farkë – Lundër nuk është shuar plotësisht. Helikopterët po punojnë për neutralizimin e saj.
Ndërsa ajo në Selitë të Dajtit u izolua paraditen e të premtes pas dy ditësh punë intensive nga ajri pasi zjarrfikësit e patën të pamundur të ndërhynin në rrugë tokësore.
Në lagjen Abaze në Krujë me ndërhyrjen nga ajri të një dite me parë është arritur që zjarri të vihet në kontroll. Ndërsa në Bojë, Krastë dhe Halil nuk ka më vatra aktive.
Aktualisht ministria e mbrojtjes thotë se po punohet për shuarjen e flakëve në 11 vatra aktive ndërsa 4 po mbahen në kontroll dhe 3 po monitorohen për një riaktivizim të flakëve.
Operacioni për shuarjen e zjarrit vijon në fshatrat Dardhë , Lugaxhi dhe Shalës të Elbasanit ,në një terren pyjor në qafën e helmës në bulqizë, në një terren të vështirë në Nëmërçkë e Dhëmbel të Përmetit dhe në Tropojë.
Në Moravë situata eshte nen control. Gjtihashtu dhe në dhrovjan te Finiqit. Ndërsa në Rrencë dhe Goraj-Budishtë të Shkodrës flakët po shkojnë drejt izolimit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet
