Lajme Zone
Vau i Dejës/ Goditi me çekiç në kokë bashkëshorten, arrestohet autori i dyshuar
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Vau i Dejës/ Goditi me çekiç në kokë bashkëshorten, arrestohet autori i dyshuar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Barbullush, në Vau të Dejës, ku një 73-vjeçar dyshohet se ka goditur me çekiç në kokë bashkëshorten e tij 68-vjeçare, duke e lënë të plagosur rëndë.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00. Pas incidentit, i dyshuari është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ende nuk ka të dhëna të tjera zyrtare lidhur me motivet e këtij akti apo gjendjen shëndetësore të 68-vjeçares. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet