Lajme Zone
Vatra zjarri aktive në Dibër dhe Tiranë/ Nuk ka rrezik për banesat, vijon puna për shuarjen përfundimtare të flakëve
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Vatra zjarri aktive në Dibër dhe Tiranë/ Nuk ka rrezik për banesat, vijon puna për shuarjen përfundimtare të flakëve

Vatrat e zjarrit në Lurë të Dibrës dhe në Malin e Dajtit, vijojnë aktive edhe sot. Në terren janë angazhuar dhjetra efektivë të FA me qëllim shuarjen e flakëve dhe mbrojtjen e komuniteteve.

Vatrat e zjarrit në Lurë të Dibrës dhe në Malin e Dajtit, vijojnë aktive edhe sot. Në terren janë angazhuar dhjetra efektivë të FA me qëllim shuarjen e flakëve dhe mbrojtjen e komuniteteve. Në Lurë të Dibrës, 50 efektivë të Forcave të Armatosura po vijojnë operacionin, të mbështetur nga dy avionë dhe një automjet zjarrfikës i FA. Sipas të dhënave të fundit, situata po monitorohet në terren dhe aktualisht banesat nuk rrezikohen nga zjarri. Ndërkohë, në Malin e Dajtit, 50 efektivë të Forcave të Armatosura, së bashku me dy helikopterë të Forcës Ajrore, po punojnë për shuarjen e vatrave aktive. Vatra në aksin Priskë–Gurrë e Madhe–Farkë–Lundër është nën kontroll dhe vijon të monitorohet nga strukturat në terren. Edhe në këtë zonë, zonat e banuara nuk paraqiten aktualisht të rrezikuara. Forcat e angazhuara vijojnë operacionet për neutralizimin e plotë të vatrave dhe parandalimin e përhapjes së flakëve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb