Vijon puna në terren për izolimin e vatrës së zjarrit në fshatin Panahor të Mallakastrës. Aktualisht në operacion janë angazhuar 40 trupa të Forcave të Armatosura, 4 mjete zjarrfikëse dhe 25 efektivë të MZSH-së, si dhe 30 forca bashkiake.
Ndërkohë, ka nisur edhe operacioni nga ajri për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës. Top Channel

