Lajme Zone
Vatra e zjarrit në Gjegjan të Pukës ende aktive/ Situata më problematike në Gojan i Vogël, flakët i afrohen zonës së banuar
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Vatra e zjarrit në Gjegjan të Pukës ende aktive/ Situata më problematike në Gojan i Vogël, flakët i afrohen zonës së banuar

Vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive në Njësinë Administrative Gjegjan në Pukë, ku flakët kanë përfshirë dy fshatrat, Gojan i Madh dhe Gojan i Vogël.

Vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive në Njësinë Administrative Gjegjan në Pukë, ku flakët kanë përfshirë dy fshatrat, Gojan i Madh dhe Gojan i Vogël. Siç raporton korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani, situata paraqitet më problematike në fshatin Gojan i Vogël, ku flakët janë afruar pranë zonës së banuar.

Era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit, duke e vështirësuar situatën dhe ndërhyrjen për izolimin e flakëve.

Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën dhe po punojnë për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit. Top Channel