Një vatër zjarri e shtrirë në tri pika me intensitet të lartë raportohet në Lezhë, sipas një kontrolli të kryer me dron. Për fikjen po kërkohet ndërhyrje nga ajri. Nga verifikimet e bëra sot në mëngjes janë konstatuar 10 shtëpi të djegura. Në Kurbin, situata mbetet e njëjtë pasi zjarri vijon të djegë bar në një vijë prej 3-4 kilometrash. Ndërhyrja me mjete e forca tokësore nuk është e mundur, ndërsa nga ajri është vështirë shuarja e plotë e zjarrit për shkak të shpërndarjes nga era. Në fshatrat Kalivaç e Zimaj, raportohet paraprakisht të jenë djegur 200 hektarë. Shkalla e plotë e dëmeve është ende në vlerësim. LEXO EDHE:Lezhë/ Zjarri në Kalivaç shkrumbon gjithçka, Report Tv siguron pamjet! Banori i zonës: Shtëpia ime 3 katëshe është djegur plotësisht, kisha 5 frigoriferë brenda (VIDEO) Lajm në përditësim... P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: zjarret 2026 Lezhe Kurbin kalivac Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
2 Shtator, 23:22
Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 75.3% Të gabuar 20.7% Nuk e di 4% Vota total: 2032 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 2 Shtator, 23:22 Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?
