Varrmihësit e Shkodrës / Pas kundërshtimit të projektit që tjetërson Qendrën Historike, Helidon Sokoli dhe Joli Mitrojorgji u larguan, vendimet u fshehën, ndërsa dosja e refuzuar nga specialistët përfi tinëzisht në AZHT... Pas publikimeve të “Pamfletit” për projektin që tjetërson Qendrën Historike të Shkodrës, Endri Haxhiu nisi goditjen ndaj drejtuesve dhe specialistëve që e kishin kundërshtuar me argumente profesionale dhe ligjore.
Në fillim shkarkoi drejtorin e DRTK Shkodër, Helidon Sokolin, arkeolog me 20 vjet përvojë në fushën e trashëgimisë kulturore. Në vend të tij emëroi një person pa përvojë të dokumentuar në restaurimin dhe administrimin e monumenteve. Më pas largoi nga puna Joli Mitrojorgjin, ish-drejtoreshë e IKTK-së dhe një prej specialisteve të pakta me përvojë që i kishin mbetur institucionit. Mitrojorgji ka hartuar projekte restaurimi dhe ka botuar libra e artikuj shkencorë në këtë fushë.
Sipas informacioneve të siguruara nga “Pamfleti”, Haxhiu po ushtron presion edhe mbi specialistët e tjerë që kundërshtuan projektin. Mesazhi është i qartë: kush nuk firmos, largohet; kush kundërshton, përballet me procedura administrative.
Ndërkohë, prej korrikut, IKTK-ja ka ndërprerë publikimin në faqen zyrtare të vendimeve për projektet e miratuara. Në këtë terr informativ, projekti i kundërshtuar nga DRTK Shkodër dhe specialistët e vetë Institutit i është dërguar Agjencisë së Zhvillimit të Territorit për miratim përfundimtar.
AZHT-ja duhet të verifikojë të gjithë dosjen dhe jo ta trajtojë miratimin e Ministrisë së Kulturës si garanci ligjshmërie. Projekti parashikon prishjen e një ndërtese të Kolë Idromenos, ruajtjen formale të fasadës dhe ngritjen pas saj të një objekti që tjetërson siluetën e Gjuhadolit. Dy struktura profesionale të trashëgimisë kulturore e kanë kundërshtuar me shkrim. Çdo miratim që shpërfill këto akte ngarkon me përgjegjësi edhe zyrtarët e AZHT-së.
Tani Blendi Gonxhja duhet të tregojë nëse do ta zbatojë urdhrin e kryeministrit për largimin e drejtuesve arrogantë, apo do ta mbrojë sërish Endri Haxhiun. Heshtja e ministrit nuk mund të ndahet nga dosja, sepse Gonxhja drejton institucionet, kryeson strukturat vendimmarrëse dhe mban përgjegjësi politike për shkarkimet, fshehjen e vendimeve dhe dërgimin e projektit në AZHT.
Largimi i Helidon Sokolit dhe Joli Mitrojorgjit nuk godet vetëm dy profesionistë. Ai heq pengesat e fundit profesionale përballë projekteve që cenojnë monumentet dhe qendrat historike. IKTK-ja, të cilën dikur e drejtonin akademikë, arkitektë dhe doktorë shkencash, po mbetet pa specialistët e restaurimit. Në krye qëndron një ekonomist, ish-drejtor i patentave, i cili largon profesionistët dhe mban të fshehta vendimet.
Endri Haxhiu nuk po administron trashëgiminë kulturore. Ai po pastron institucionin nga njerëzit që pengojnë betonin. Blendi Gonxhja duhet të shpjegojë nëse po e toleron këtë operacion, apo po e drejton bashkë me të./Pamfleti varrmihësit e shkodrës blendi gonxhe endri haxhiu 3 Komente K Koha 3 Nëntor 2026, 11:53 O shkodran!
Mos lejoni kete dhenderr greku Gonxhajn, qe dikur qirrej duke share shtetin shqiptar se gjoja apo shkel te drejtat e vorioleshve, te shtrij tentakulat e tij edhe ne Shkoder! Përgjigjjuni � × 3 Nëntor 2026, 12:43 nje permiresim,
"Endri Haxhiu nuk po administron trashëgiminë kulturore. Ai po pastron institucionin nga njerëzit që pengojnë **TSIOT**. Blendi Gonxhja duhet të shpjegojë nëse po e toleron këtë operacion, apo po e drejton bashkë me të." Përgjigjjuni � × 3 Nëntor 2026, 14:27 typo,
"Ai po pastron institucionin nga njerëzit që pengojnë **TSI0T**. Blendi Gonxhja duhet të shpjegojë nëse po e toleron këtë operacion, apo po e drejton bashkë me të." Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Studentët refuzojnë dialogun me Ramën: Ftesa hipokrite, na shpërfillën për muaj të tërë 3 Nëntor 2026, 11:2611:26Aktualitet “Bashkohuni me ne”/ Studentët nisin ditën e 22-të të protestës, thirrje për të braktisur auditorët 3 Nëntor 2026, 10:5610:56Aktualitet Seanca në GJKKO, Veliaj refuzon të marrë pjesë: Do të vij në gjyq kur të mos më mbani në kafaz 3 Nëntor 2026, 10:3910:39Aktualitet Veliaj sot përballë GJKKO-së, mungesa e avokatëve bllokoi seancën e kaluar 3 Nëntor 2026, 08:4608:46Aktualitet “Nëse ka partiçka, ka edhe gazetarucë”/ Qori përplaset ashpër me gazetarin, Muça: Ruaj kontrollin dhe mos ofendo 3 Nëntor 2026, 07:4207:42Aktualitet Biseda e Enverit me Stalinin, 1949: Tek ne ka pak grekë dhe hebrenj e 5-6 mijë maqedonas 3 Nëntor 2026, 07:3607:36Aktualitet

