Lajme Zone
Van Gogh thyen rekordin: 190,4 milionë dollarë për  veprën “Gështenja në lulëzim”
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Van Gogh thyen rekordin: 190,4 milionë dollarë për veprën “Gështenja në lulëzim”

Rekordin e mëparshëm e mbante “Pemishte me qiparisa”, një pikturë e vitit 1888, për të cilën një blerës pagoi 117,2 milionë dollarë në Christie’s të Nju Jorkut në nëntor 2022. Shitja e fundit e tejkaloi atë shifër me 73,2 milionë dollarë.

"Gështenja në lulëzim" e Van Ghogut / Sotheby’s realizoi shitjen në Nju Jork pasi pronarët dhe trashëgimtarët e familjes Fischer arritën marrëveshje për pretendimet mbi shitjen e pikturës gjatë regjimit nazist... Sotheby’s shiti për 190,4 milionë dollarë pikturën “Gështenja në lulëzim” të Vincent van Gogh-ut, mbrëmjen e 18 nëntorit 2026 në Nju Jork. Shuma, që përfshin tarifat e ankandit, vendosi një rekord të ri për veprat e artistit holandez. Konkurrimi mes blerësve zgjati afro pesë minuta. Rekordin e mëparshëm e mbante “Pemishte me qiparisa”, një pikturë e vitit 1888, për të cilën një blerës pagoi 117,2 milionë dollarë në Christie’s të Nju Jorkut në nëntor 2022. Shitja e fundit e tejkaloi atë shifër me 73,2 milionë dollarë. Van Gogh e pikturoi “Châtaigniers en fleurs”, titulli origjinal i veprës, në maj 1890, pak ditë pasi mbërriti në Auvers-sur-Oise të Francës. Piktura i përket dy muajve të fundit të jetës së tij. Familja argjentinase Blaquier-Arrieta e bleu në vitin 1975 dhe e mbajti në koleksion për më shumë se gjysmë shekulli. Oliver Barker gjatë shitjes së “Gështenja në lulëzim”, më 18 nëntor 2026. Foto: Sotheby’s / Përpara ankandit, trashëgimtarët e pronarëve të mëparshëm hebrenj kundërshtuan shitjen. Botuesi gjerman Samuel Fischer e kishte blerë pikturën në Paris në vitin 1909; familja e tij e shiti në vitin 1936. Trashëgimtarët pretenduan se humbjet financiare që familja pësoi nën regjimin nazist e kishin detyruar të hiqte dorë nga vepra.

Përfaqësuesi i tyre, Gunnar Schnabel, i kërkoi Sotheby’s të provonte se shitja e vitit 1936 kishte respektuar vlerën e tregut dhe se familja do ta kishte shitur pikturën edhe pa presionin e rrethanave politike. Ai kërkoi shtyrjen e ankandit deri në sqarimin e këtyre çështjeve.

Marrëveshja mes familjes Blaquier-Arrieta dhe të gjithë trashëgimtarëve ligjorë të Hedwig e Samuel Fischer i hapi rrugën shitjes. Në deklaratën që publikoi Sotheby’s, trashëgimtarët Fischer vlerësuan negociatat dhe njohjen e vuajtjeve të familjes gjatë periudhës naziste. Familja Blaquier-Arrieta përshëndeti marrëveshjen dhe dialogun mes palëve. Palët nuk publikuan kushtet financiare dhe nuk sqaruan nëse marrëveshja parashikon kompensim për trashëgimtarët Fischer.

Megjithëse vendosi rekord, ankandi nuk e arriti vlerësimin paraprak prej rreth 180 milionë dollarësh pa tarifa. Drejtuesi i ankandit e mbylli konkurrimin në 165 milionë dollarë; tarifat e çuan faturën përfundimtare në 190,4 milionë. Ky dallim shpjegon përse rezultati përfundimtar e tejkalon vlerësimin paraprak, ndërsa oferta fituese qëndroi poshtë tij. /Pamfletivan ghog gështenja në lulëzim Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kulture Nga 190 milionë dollarë te rekordet e ankandeve, 10 pikturat më të shtrenjta të Vincent van Gogh 19 Nëntor 2026, 07:4507:45Kulture Teatri mund të krijojë komunitete dhe të kultivojë shpresën... 18 Nëntor 2026, 18:0318:03Kulture Nga Prishtina në Vatikan: Dijana Toska rrëfen historinë e himnit për Nënën Terezë 18 Nëntor 2026, 15:4315:43Kulture Nga “Vargjet satanike” te atentati në Nju York: Salman Rushdie merr medaljen e letërsisë amerikane 18 Nëntor 2026, 14:2614:26Kulture Opereta e famshme “Die Fledermaus” rikthehet në TKOB, dy mbrëmje me muzikë, intriga dhe humor vjenez 18 Nëntor 2026, 13:3613:36Kulture Sukses për kinematografinë shqiptare, filmi “Dua” i Blerta Bashollit rrëmben çmimin e rëndësishëm në Greqi 17 Nëntor 2026, 15:4615:46Kulture