Një nga momentet më të bukura të mbrëmjes së djeshme në futboll erdhi para ndeshjes mes Holandës dhe Serbisë, ku Virgil van Dijk përjetoi një moment të veçantë në karrierën e tij.
Kapiteni i Holandës luajti ndeshjen e tij të 100-të me fanellën e përfaqësueses, duke u bërë vetëm lojtari i 11-të holandez që arrin këtë shifër.
Por festa ishte edhe më speciale, pasi Van Dijk doli në fushën e stadiumit Philips në Eindhoven, dorë për dore me djalin e tij, Mase. Në tribuna ishin edhe pjesëtarë të tjerë të familjes së tij, të cilët ishin aty për të ndarë me të këtë moment historik.
Teun Koopmeiners kaloi Holandën në avantazh në minutën e 31-të, ndërsa Serbia reagoi vetëm katër minuta më vonë me 19-vjeçarin Mihajlo Cvetković. Në pjesën e dytë, Joshua Zirkzee shënoi golin e fitores në minutën e 72-të.
Pas ndeshjes, Van Dijk nuk e fshehu emocionin, duke e cilësuar një natë shumë speciale dhe duke pranuar se kishte qenë emocional edhe në dhomat e zhveshjes. Ai u shpreh se nuk kishte guxuar ta ëndërronte një moment të tillë kur ishte i vogël.

