Kina po përballet me një valë të pazakontë verore të Covid-19, me 79 mijë raste të regjistruara gjatë muajit korrik, sipas Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Nga këto, 130 pacientë janë në gjendje të rëndë. Megjithatë, autoritetet shëndetësore theksojnë se nuk ka arsye për alarm. Sipas tyre, shumica e të infektuarve kanë simptoma të lehta dhe niveli i përhapjes mbetet dukshëm më i ulët se ai i vitit të kaluar. LEXO edhe...Ajatollahët e Teheranit të tunduar për të goditur Ukrainën me raketa! Kina riarmatos Iranin Varianti dominues në Kinë vazhdon të jetë Omicron NB.1.8.1, i cili sipas CDC-së ka arritur një nivel të moderuar transmetimi. Të dhënat për javën 13-19 korrik tregojnë se shkalla e testeve pozitive për Covid-19 ka arritur në 16.3%, me një rritje prej 4.3 pikë përqindje krahasuar me javën paraardhëse. Në të njëjtën kohë, gripi ka shënuar rënie, me normën e pozitivitetit në 12.6%. Autoritetet kineze u rekomandojnë të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike të marrin masa parandaluese, si përdorimi i maskës në ambiente publike dhe spitale, si edhe vaksinimi për grupet më të rrezikuara. Sipas mediave kineze, javët e fundit Covid-19 ka kaluar gripin si shkaktari kryesor i infeksioneve respiratore në vend. Ekspertët besojnë se temperaturat e larta po i shtyjnë njerëzit të qëndrojnë më gjatë në ambiente me ajër të kondicionuar, duke krijuar kushte të ngjashme me ato të dimrit për përhapjen e virusit. Megjithatë, specialistët theksojnë se nuk është vërejtur rritje e rasteve të rënda apo e vdekjeve. Shumica e pacientëve shfaqin temperaturë dhe dhimbje fyti, ndërsa shërohen brenda pesë deri në shtatë ditësh. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar variantin NB.1.8.1 si një “variant nën monitorim”. Sipas vlerësimit të saj, ai përhapet më lehtë, por nuk ka prova që shkakton sëmundje më të rëndë se variantet e tjera që qarkullojnë. U.D/ReportTv.al COVID-19 Kine Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 61% 100 bashki (PD) 15.1% 61 bashki (si sot) 23.9% Vota total: 456 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë?

