Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Vala e të nxehtit, meteorologia: Javën e ardhshme termometri do të shënojë 40 gradë celcius! Pas 20 korrikut mot i paqendrueshëm


Vala e të nxehtit që ka goditur Europën, ka prekur gjithashtu edhe vendin tonë. Meteorologia Rezarta Xhakollari, në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Report Tv tha se javën e ardhshme vendi ynë do të përfshihet nga temperatura ekstremisht të larta

Vala e të nxehtit që ka goditur Europën, ka prekur gjithashtu edhe vendin tonë. Meteorologia Rezarta Xhakollari, në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Report Tv tha se javën e ardhshme vendi ynë do të përfshihet nga temperatura ekstremisht të larta "Jemi në kulmin e stinës së verës, dhe korriku parimisht shënon temperatura të larta. Në Europën Perëndimore temperaturat kanë arritur vlerën mbi 40 gradë teksa ka pasur edhe viktima. LEXO edhe...Zv.ministrja e Mbrojtjes për Report TV: Kemi siguruar financim nga SHBA për pajisje ushtarake, flotës ushtarake i shtohen 4 helikopterë Black Hawk Tirana ka përjetuar temperatura të larta për shkak të të nxehtit, edhe për shkak të zonës gjeografike. Pritet një tjetër valë e të nxehtit e cila do të fillojë këtë të fundjavë që i kalojnë mbi 36 gradë, përfshirë Tiranën, Kuçovën apo Gjirokastrën. Kjo javë që vjen do të kemi temperatura ekstremisht të larta dhe termometri do të shënojë vlerën 39-40 gradë”, tha Xhakollari. Ndërkohë pas 20 korrikut ajo shtoi se do të kemi një një mot të paqendrueshëm. “Për gushtin temperaturat do të jenë po ashtu të larta, 2 gradë celcius mbi mesataren. Deri në nëntor do të kemi temperatura të larta në të gjithë Europën. Ky i nxeht vjen nga qendra e Afrikës dhe ka shkaktuar ndryshime te flora dhe fauna. Kështu në Korçë po piqen fruta që dikur në këtë zonë nuk bëheshin”, përfi ajo. Xh.K/E.H/ReportTv.al Rezarta Xhakollari temperaturat e larta Sot Live në Shqipëri Komento Komente Sondazhi i ditës: Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë? Po 61.6% Jo 33.7% Disi 4.7% Vota total: 2852 Sondazhi i ditës: Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë?