Lajme Zone
Vala e emigrantëve në Ceuta, mbledhja e jashtëzakonshme e BE: Të forcohen kthimet në vendet e origjinës
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Vala e emigrantëve në Ceuta, mbledhja e jashtëzakonshme e BE: Të forcohen kthimet në vendet e origjinës

Ministrja spanjolle e Mbrojtjes, Margarita Robles, i ka bërë thirrje Marokut të hetojë "tërësisht" fluksin masiv të emigrantëve në Ceuta. Më pas, ministrja përsëriti se "integriteti dhe sovraniteti territorial spanjoll nuk mund të preken" dhe se "Ceuta dhe Melilla nuk mund të preken".

Ministrat e Brendshëm të vendeve të BE zhvilluan një mbledhje urgjente online pas fluksit të emigrantëve në Ceutan spanjolle. Ministrat shfaqën një qëndrim të përbashkët për nevojën që të vazhdohet pa ndërprerje lufta kundër trafikimit të emigrantëve, të forcohen kthimet e emigrantëve në vendet e origjinës, të përforcohen kufijtë e BE-së, si dhe të ndërtohen partneritete të forta me vendet e treta. Këtë e njoftoi Këshilli i Bashkimit Evropian, që shton se "ministrat theksuan se komunikimi duhet të jetë më i koordinuar dhe më i qëndrueshëm, veçanërisht për t'iu kundërvënë aktorëve të jashtëm që angazhohen në manipulimin e informacionit dhe ndërhyrjet nga jashtë". LEXO EDHE:Tragjike në kufirin shqiptaro-grek, humb jetën 20-vjeçari nga Kili! Shkak dyshohet i nxehti ekstrem Ministrja spanjolle e Mbrojtjes, Margarita Robles, i ka bërë thirrje Marokut të hetojë "tërësisht" fluksin masiv të emigrantëve në Ceuta. Më pas, ministrja përsëriti se "integriteti dhe sovraniteti territorial spanjoll nuk mund të preken" dhe se "Ceuta dhe Melilla nuk mund të preken". Kjo u duk të ishte një përgjigje ndaj përpjekjes së Marokut për të larguar përgjegjësinë nga vetja pasi më herët, burime anonime thanë se e kishin paralajmëruar Spanjën për një krizë të mundshme emigracionit pas vendimit të fundit të Gjykatës Supreme. Një zyrtar i lartë maroken tha më herët për AFP se autoritetet e Rabatit kishin njoftuar Madridin për rrezikun që sillte vendimi, i cili përcaktonte se dëbimi i menjëhershëm i emigrantëve nuk zbatohej për ata që mbërrinin nga deti. Sipas zyrtarit, diskutimet me palën spanjolle nisën rreth datave 22-23 korrik, kur u përhap lajmi për këtë vendim. Ministrat e BE-së pranuan se nuk kishte pasur lëvizje emigrantësh drejt territorit të brendshëm të Spanjës pas fluksit masiv të njerëzve në Ceuta. Sa për masën e ndërmarrë nga Italia që pezulloi përkohësisht zonën Shengen me Spanjën, ministri i Brendshëm i Madridit, Fernando Grande Marlaska, tha se nuk kishte asnjë rrezik për zonën Shengen." P.J/Shqiptarja.com TAG: Pedro Sánchez Ursula von der Leyen emigrante spanje Ceuta Komente Komento Sondazhi i ditës:

31 Korrik, 15:00

Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57.1% 100 bashki (PD) 16% 61 bashki (si sot) 26.8% Vota total: 5325 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?