Një formë e re proteste po zhvillohet këtë të premte përpara Ministrisë së Arsimit, ku një grup vajzash janë vendosur në rreshtin e parë, të lidhura krah për krah me njëra-tjetrën. Të rreshtuara krah për krah, vajzat brohorasin njëzëri. Sipas pamjeve, vajzat i paraprijnë protestës dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku më herët janë shënuar disa përplasje. Kjo është një skemë ndryshe nga ditët e tjera të protestës, pasi këtë herë vajzat kanë vendosur të jenë në krye të marshimit, duke brohoritur në drejtim të policisë: “Turp, turp!”
