Lajme Zone
Vajza grabitet mes të trafikut, hajdutët i thyejnë xhamin dhe i vjedhin telefonin
EkonomiJOQ Albania

Vajza grabitet mes të trafikut, hajdutët i thyejnë xhamin dhe i vjedhin telefonin

Një influencuese u përball me një moment të tmerrshëm në São Paulo, Brazil, teksa po priste në trafik. Dy persona të maskuar, të cilët lëviznin me një motor, i thyen xhamin e makinës dhe i grabitën telefonin.

Një influencuese u përball me një moment të tmerrshëm në São Paulo, Brazil, teksa po priste në trafik. Dy persona të maskuar, të cilët lëviznin me një motor, i thyen xhamin e makinës dhe i grabitën telefonin.

Pamjet e kapura nga kamera e makinës së TikTok-eres Tabata Lenk tregojnë momentin kur njëri prej grabitësve zbret nga motori, i afrohet automjetit dhe thyen me forcë xhamin anësor.

Më pas, ai fut dorën brenda makinës dhe merr telefonin, i cili ndodhej në një mbajtëse vetëm pak centimetra larg vajzës. Pas grabitjes, dy autorët largohen me shpejtësi me motor, ndërsa Tabata mbetet e tronditur dhe shpërthen në lot.

Por ngjarja nuk përfi me vjedhjen e telefonit. Pas grabitjes, nga llogaria bankare e viktimës u tërhoqën para, pavarësisht se grabitësit, sipas raportimeve, nuk kishin dijeni për Face ID-në apo fjalëkalimin bankar të saj.

Tabata ka raportuar ngjarjen në polici dhe ka bllokuar llogarinë bankare. Ajo publikoi pamjet e grabitjes, e cila ndodhi në Avenida Tancredo Neves, me shpresën se dikush do të mund të identifikojë autorët.

Në rrjetet sociale, ajo shkroi se fillimisht nuk dëshironte t’i publikonte pamjet, pasi ngjarja ishte aq traumatike sa mezi e përballonte ta shihte videon.

“Sinqerisht, as nuk doja ta publikoja. Nuk arrij dot as ta shikoj videon. Më bën të ndihem keq, por ju lutem, më ndihmoni ta shpërndajmë dhe t’i gjejmë këta njerëz,” shkroi ajo.

Influencuesja ka shprehur gjithashtu habinë e saj se si grabitësit arritën të hynin në llogarinë e saj bankare dhe të kryenin transaksione, pavarësisht se nuk kishin fjalëkalimin e saj.