Myrto Uzuni është rikthyer me gol në ndeshjen e parë të kampionatit amerikan të futbollit pas ndërprerjes 2 mujore për shkak të Botërorit. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist në fitoren 3-1 që Austin mori kundër Seattle Sounders. Teksa ndeshja ishte mbërthyer me shifrat 1-1, në minutën e 86 Myrto Uzuni realizoi golin e epërsisë për Austin. Për 31-vjeçarin ky ishte goli i gjashtë sezonal, ndërsa Austin pavarësisht fitores është larg pritshmërive. Renditet e parafundit dhe ndodhet shumë larg zonës për të luftuar për kampionat. LEXO edhe...Gripi 'pushton' Kombëtaren, Maran me dy mungesa! Shqipëria zhvillon stërvitjen e parë përpara Luksemburgut Debutim spektakolar për Griezmann në MLS. Sulmuesi francez i transferuar me parametra zero nga Atletico Madrid shënoi një nga katër golat në fitoren 4-0 që Orlando City mori në transfertë kundër San Jose. 35-vjeçari realizoi golin e tretë të ndeshjes, ndërsa u vlerësua shumë edhe për lojën e krijuar. Debutim për t’u harruar ai i Robert Lewnadowsk-it me Chicago Fire. Sulmuesi polak qëndroi për 62 minuta në disfatën kundër Inter Miami-t, duke mos lënë asnjë gjurmë në fushën e lojës. Për Miami-n, në mungesë të Lionel Messi-t, protagonistin e bëri Luis Suarez me ‘dopietë’. Share Share Share Ne.k./ReportTv.al MLS Myrto Uzuni antoine griezmann robert lewandowski Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.7% I gabuar 28.2% Nuk e di 8.1% Vota total: 4760 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?

