Lajme Zone
"Ushtari" i Veliajt në Drejtorinë e Burgjeve jep dorëheqjen
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

"Ushtari" i Veliajt në Drejtorinë e Burgjeve jep dorëheqjen

Njeriu i kryebashkiakut Erion Veliaj në Drejtorinë e Burgj...

Njeriu i kryebashkiakut Erion Veliaj në Drejtorinë e Burgjeve, i cili drejtoi këtë institucion për disa muaj Adriatik Kupi ka dhënë dorëheqjen.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kupi ka shkruar se drejtimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve nuk ka qenë i lehtë.

Kupi ka qenë një mbështetës i flaktë i Erion Veliajt si kryebashkiak. Ka patur denoncime se pas ardhjes së tij, burgu i Durrësit ku ndodhet dhe kryebashkiaku Erion Veliaj me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale u kthye në harem. “Pas shtatë muajsh në drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kam vendosur të jap dorëheqjen nga kjo detyrë.

Për mua kjo nuk ishtë një përiudhë e lehtë, pasi kishte probleme që kërkonin ndërhyrje të menjëhershme, vendime të vështira që duheshin marrë dhe përgjegjesi që nuk mund të shtyheshin as me minuta. Jam përpjekur t’i përballoj me angazhim maksimal, duke pasur gjithmonë parasysh njerëzit dhe institucionet për të cilat mbaja përgjegjësi.

Gjatë këtyre muajve, puna ime është përqendruar në forcimin e sigurisë, përmirësimin e administrimit dhe modernizimin e sistemit penitenciar. Përparësi kanë qenë rritja e përgjegjshmërisë, mbështetja e profesionalizmit të punonjësve dhe përmirësimi i kushteve të trajtimit të personave që vuajnë dënimin.

Besoj se një sistem penitenciar modern matet edhe me mënyrën se si i trajton njerëzit, me respektimin e të drejtave të tyre, me transparencën dhe me mundësitë reale që u jep për t’u rehabilituar e për t’u rikthyer në shoqëri. Kjo ka qenë bindja që më ka udhëhequr në këtë detyrë.

Ka pasur edhe kritika, kundërshtime dhe gurë të hedhur mbi këtë punë.

Kritikën jam përpjekur ta dëgjoj, edhe kur ka qenë e vështirë. Përballë pengesave, kemi vazhduar të punojmë. Për disa gjëra të tjera, koha do të flasë më qartë se unë sot.

Sot largohem me mirënjohje për të gjithë ata që punuan me mua, që ndanë përgjegjësitë dhe që i qëndruan pranë kësaj pune deri në fund. E di se sa përkushtim kërkon puna e përditshme në këtë sistem dhe e vlerësoj kontributin e secilit.

Falënderoj Ministrinë e Drejtësisë, në mënyrë të veçantë ministrin Z. Toni Gogu për besimin dhe bashkëpunimin, drejtuesit dhe punonjësit e sistemit penitenciar, si dhe të gjithë bashkëpunëtorët, për mbështetjen dhe kontributin gjatë kësaj periudhe.

Largohem nga detyra me respekt për përgjegjësinë që më është besuar dhe me dëshirën që puna e nisur të vijojë në shërbim të një sistemi penitenciar më të sigurt, më të drejtë dhe më njerëzor”, shkruan Kupi./ CNA Dy “ushtarë” të Veliajt në krye të Burgjeve e SHKBB-së/ Gogu tenton të justifikojë emërimet në Korçë

17 Prill, 18:41 Drejtori i Burgjeve patronazhist, vartës i Veliajt 8 Prill, 14:42 Drejtori i Burgjeve, eksponent i "5D"-së 8 Prill, 14:19 Ushtari i flaktë i Veliajt kthen burgun e Durrësit në harem 6 Prill, 14:23 Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.