Lajme Zone
URGJENTE: Lindita prej 3 vitesh lufton me kancerin, ka nevojë të menjëhershme për gjak A+
Të tjeraJOQ Albania

URGJENTE: Lindita prej 3 vitesh lufton me kancerin, ka nevojë të menjëhershme për gjak A+

Një apel urgjent për ndihmë vjen për Lindita Halilin, 53-vjeçaren nga Gjirokastra, e cila prej tre vitesh po përballet me një sëmundje të rëndë tumorale.

Një apel urgjent për ndihmë vjen për Lindita Halilin, 53-vjeçaren nga Gjirokastra, e cila prej tre vitesh po përballet me një sëmundje të rëndë tumorale.

Sipas familjarëve, masa tumorale vijon të zmadhohet, ndërsa gjendja e saj është rënduar edhe më shumë. Prej 20 ditësh ndodhet e shtruar në spitalin e Gjirokastrës, ku po përballet edhe me një infeksion të rëndë në plagën që i është krijuar në zonën e qafës, temperaturë dhe dhimbje.

Lindita ka nevojë herë pas here për transfuzione gjaku, por familja nuk ka mundësi të përballojë kostot. Në këto momente kërkohen urgjentisht dhurues të grupit A pozitiv (A+).

Përveç betejës së vështirë me sëmundjen, familja ka kaluar edhe një tragjedi të rëndë, pasi rreth një vit më parë humbi djalin 27-vjeçar. Bashkëshorti i Linditës nuk mund të punojë, pasi qëndron pranë saj në spital.

Çdo qytetar që ka mundësi të dhurojë gjak dhe dëshiron ta ndihmojë, mund të kontaktojë familjarët në numrin +355 69 487 0836, për t'u informuar mbi mënyrën e dhurimit dhe koordinimin me spitalin.

Familja shpreson që ky apel të shpërndahet sa më shumë dhe të arrijë te njerëzit që mund t'i japin një dorë ndihme Linditës në këtë moment të vështirë.