Një qytetar ka denoncuar gjendjen e mjerueshme të një urbani të linjës Kamëz–Qendër, ku një problem me sistemin e kondicionimit ka bërë që uji të pikojë brenda në kabinën e autobusit.
Në pamjet e dërguara shihet qartë se uji rrjedh nga pjesa e sipërme e urbanit dhe përfn direkt disa prej sediljeve, të cilat janë bërë qull dhe kanë mbetur të papërdorshme për pasagjerët.
Si pasojë, askush nuk është ulur në ato sedilje, duke u detyruar të qëndronin në këmbë, pasi uji vazhdonte të pikonte nga kondicioneri.
Ky është një tjetër denoncim që ngre pikëpyetje mbi gjendjen dhe mirëmbajtjen e transportit publik në Tiranë. Qytetarët paguajnë për biletën dhe presin minimalisht një mjet të sigurt, të pastër dhe funksional, veçanërisht në ditët e nxehta kur kondicioneri është domosdoshmëri.
Por çfarë standardi shërbimi është ky, kur qytetari duhet të shmangë një sedilje jo për shkak të ndonjë defekti të vogël, por sepse i bie ujë mbi kokë?
Denoncimi është një tjetër dëshmi e problematikave që hasin çdo ditë qytetarët në transportin publik të kryeqytetit. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

