Të paktën dy persona kanë humbur jetën, për shkak të pemëve që u rrëzuan nga uragani Isaias, që goditi disa vende në Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë fundjavë. Situata më alarmante paraqitet në Alabama, Florida dhe Georgia, ku autoritetet iu kanë bërë thirrje banorëve që të tregojnë kujdes. Në Alabama është paralajmëruar se do të ketë tornado.
Deri më tani, raportohet se më shumë se 850,000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në Alabama, Georgia dhe Florida, shtete në të cilat është shpallur edhe gjendja e jashtëzakonshme.
Isaias ishte uragani i parë i sezonit të vitit 2026 në Atlantik dhe arriti fillimisht kategorinë e tretë, me erëra të qëndrueshme deri në 193 kilometra në orë.
Përveç Isaias, stuhia tropikale Rachel do të përfshijë Kaliforninë jugore, ndërsa uragani Simon është paralajmëruar se do të godasë bregdetin e Paqësorit të Meksikës të dielën. Top Channel

