Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga punimet për ndërtimin e Urës së Re të Bahçallëkut në Shkodër.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se ura po merr formë dhe thekson se investimi do të ndikojë në lehtësimin e qarkullimit në hyrje të qytetit.
“Dhe me Urën e Re të Bahçallëkut që po merr formë hap pas hapi, një investim që do të lehtësojë lëvizjen në hyrje të Shkodrës, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama, bashkëngjitur videos së publikuar. Në pamjet e publikuara shfaqen punimet për ndërtimin e urës dhe avancimi i projektit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Edi Rama

