Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore deri në këtë orë të ditës, ku, ndër të tjera, veçojmë: 5 orë debat për fotovoltaikët në Kuvend
PS miraton rezolutat për 10 institucione, ndërsa debati në seancë u mbajt gjallë nga përplasjet Balla-Kapri-Muçi.
Spiropali propozon “Shqipërinë e Re”
Deputetja socialiste dorëzon në PS platformën për reformim, duke kërkuar më shumë demokraci dhe ndryshime brenda partisë.
Nis “Big Brother” shtetëror
Qeveria nis zbatimin e “Smart City”. Rama e cilëson përgjigje pas vrasjes së Martin Canit dhe premton rritje të sigurisë publike.
Berisha prezanton drejtuesit e rinj të PD
Kreu demokrat flet për “ripërtëritje” të strukturave dhe akuzon Ramën për bllokimin e reformës territoriale.
Gjykata rikthen Dorina Hoxhën në detyrë
Administrativja rrëzon vendimin e rektorit Artan Hoxha dhe anulon pezullimin e dekanes së Fakultetit të Drejtësisë.
Skandal në Postën e Durrësit
Tre zyrtare arrestohen për dyshimin e përvetësimit të 69 milionë lekëve të destinuara për pensione dhe ndihma sociale.
Petri Bozo mbetet në burg
Apeli lë në fuqi masën e sigurisë për regjisorin pas aksidentit tragjik ku humbi jetën një 7-vjeçar në Elbasan.
Shqipëria përballet me krizë demografike
Raporti i Migracionit 2026 e rendit vendin ndër më të prekurit nga emigrimi dhe rënia e lindjeve.
Kriza në LDK, Abdixhiku hap rrugën për Kuvendin
Kreu i partisë konfirmon verifikimin e nënshkrimeve për shkarkimin e tij dhe ndërpret negociatat me Vetëvendosjen.
Ministrja serbe kërkon falje për Kosovën
Snezhana Paunoviç përpiqet të sqarojë deklaratën për “spastrimin etnik”, ndërsa Marta Kos kërkon përgjegjësi politike.
EPPO godet skemën e fondeve në Greqi
Akuza penale ndaj 22 personave, mes tyre 4 deputetë, për abuzim të dyshuar me fondet bujqësore të BE-së.
Italia ndryshon ligjin zgjedhor
Dhoma e Deputetëve miraton reformën e Melonit me 217 vota pro, ndërsa projektligji kalon në Senat.
Tensionet në Hormuz ulin trafikun detar
Kalimet në ngushticën strategjike bien me 59%, ndërsa rritet shqetësimi për sigurinë në Gjirin Persik.
Dua Lipa heq fotot nga Kepi i Merlit
Fshirja e postimeve nxit debate pas qëndrimeve të artistes për mbrojtjen e mjedisit dhe kritikave ndaj qeverisë.
Mesi drejt “Topit të Artë” të nëntë
Pas paraqitjeve në Botëror, Lionel Mesi shihet si favoriti kryesor për çmimin prestigjioz individual. 1 Komente D Duke e Parë Shqipërinë nga Hapësira 16 Korrik 2026, 18:31 Shoh një kombinim pozitiv dhe negativ.
Pozitivët janë në demokraci dhe kërkesat demokratike dhe në rrugën e shpejtë të BE-së; negativët janë në lidhje me gjelbërimin e shkatërruar për hir të më shumë betonit. Kaq shumë pronarë të pronave private vuajnë pasojat e ndërtimit të kullave pasi bllokojnë pamjet dhe ëndrrat e qytetarëve. Drita e diellit dhe të drejtat ligjore nuk do të kthehen.
Rama nuk është i dukshëm këtu pavarësisht masës së tij të madhe! Ai duhet të punojë urgjentisht për të rritur pozitivet, të mos injorojë Elisën ose opozitën e ngjashme brenda PS-së dhe të dalë dhe t'u bashkohet turmave për të pyetur: "Çfarë doni nga unë? Do t'ju dëgjoj."
Qytetarët të parët, jo disa oligarkë! Akti i themelimit të PS-së i jep përparësi vetëm qytetarëve. Veprimi i kundërt do të shkatërrojë lundrimin e PS-së dhe të vendit! Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Dosjet 'Partizani', inceneratorët dhe 'Xibraka', gazetari: Ja pse SPAK nuk po shkon te "kokat" 16 Korrik 2026, 16:4616:46Aktualitet "Kryeministri ka humbur algoritmin dhe rrugën", gazetari: Sulmi ndaj protestuesve ishte hileqar 16 Korrik 2026, 16:1916:19Aktualitet Gjykata bllokon manovrat te Fakulteti i Drejtësisë, rrëzon Rektorin dhe rikthen në detyrë Dorina Hoxhën 16 Korrik 2026, 15:3715:37Aktualitet UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00 16 Korrik 2026, 15:0115:01Aktualitet Nis “Big Brotheri” shtetëror, qeveria fillon zbatimin e projektit “Smart City”! 16 Korrik 2026, 14:2714:27Aktualitet Rënia e lindjeve dhe popullsisë, Shqipëria nga më të prekurat në Europë 16 Korrik 2026, 13:4613:46Aktualitet

