Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore deri në këtë orë të ditës, ku ndër të tjera veçojmë: Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar, ku pritet rikonfirmimi i kupolës drejtuese me Flamur Nokën, Gazment Bardhin dhe Agron Gjekmarkajn.
Ndërkohë, Edi Rama e cilësoi mbylljen e tre kapitujve të parë të negociatave me BE-në si një ditë historike, ndërsa Gjermania përgëzoi Shqipërinë, por theksoi se integrimi varet nga reformat dhe përmbushja e kritereve.
Nderkohe sot, nisi zbatimi i amnistisë penale, nga e cila përfitojnë 1,335 të dënuar.
Kreu i BKH-së, Klodjan Braho, raportoi në Kuvend për bilancin e vitit 2025, ndërsa Joni Keta dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, prezantuan prioritetet në luftën kundër krimit, kriptovalutave dhe zjarreve.
Apeli la në fuqi dënimin me 16 vite burg për autorin e vrasjes së Martin Canit.
Eurostat raportoi se rreth 1.8 milionë shqiptarë kanë emigruar në 35 vitet e fundit. Në Kosovë, u dorëzuan firmat për mbledhjen e jashtëzakonshme të LDK-së, ndërsa SHBA paralajmëroi sulme të reja ndaj Iranit.
Në sport, sonte luhet Angli–Argjentinë, ndërsa Franca përgatitet të nisë epokën Zidane pas largimit të Didier Deschamps.
edicioni informativ lajme 900 0 1784131482x98665000 a19c 472e b83a 23a02b2ce9cb 110 98665000 a19c 472e b83a 23a02b2ce9cb Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet "Protestat kanë zgjuar shqiptarët", Poli Hoxha: Qytetarët nuk kanë më frikë nga politika 15 Korrik 2026, 17:2417:24Aktualitet Nga maoizmi te Trumpi, rrugëtimi i gjatë dhe i ndërlikuar i Shqipërisë! 15 Korrik 2026, 16:3216:32Aktualitet Gjyqtari Ilir Panda dorëhiqet nga dosja e Veliajt, Gjykata e Lartë cakton trupën e re 15 Korrik 2026, 16:0116:01Aktualitet UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00 15 Korrik 2026, 14:5414:54Aktualitet Skënder Hita urdhëron masa të shtuara për rendin dhe sigurinë: Fokus krimi, zjarret dhe sezoni turistik 15 Korrik 2026, 14:4314:43Aktualitet 16 vite burg për Mario Përlleshajn, babai i Martin Canit: E vrau me thikë në zemër, prisnim një dënim më të rëndë 15 Korrik 2026, 14:2414:24Aktualitet

