Lajme Zone
UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë të Erion Veliajt ta takojnë në qeli, pas rreth 500 ditësh nga kërkesa e mbrojtjes. Takimi synon dokumentimin e pretendimeve për shkelje gjatë hetimeve të dosjes së tij.

Ju ftojmë të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zezë, ku ndër të tjera veçojmë: SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë të Erion Veliajt ta takojnë në qeli, pas rreth 500 ditësh nga kërkesa e mbrojtjes. Takimi synon dokumentimin e pretendimeve për shkelje gjatë hetimeve të dosjes së tij.

SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të Divjakës, Fredi Kokoneshi, për shpërdorim detyre lidhur me procedurat e dhënies me qira të pronave për impiante fotovoltaike.

Shkarkohet drejtoresha e Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, pas dyshimeve për parregullsi në administrimin e fondeve. Dëmi i dyshuar mund të arrijë rreth 3 milionë euro.

Në gjyqin për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, GJKKO pranon kërkesën për të dëgjuar si dëshmitar ish-deputetin Halit Valteri.

Hetimet për vrasjen e Renis Dobrës zgjaten me tre muaj, ndërsa SPAK kërkon përfundimin e ekspertimeve të telefonave dhe analizave të tjera.

Në Fushë-Krujë arrestohet Riza Miri, i dyshuar për plagosjen me thikë të një 22-vjeçari.

Vlorë, zjarr në lagjen “15 Tetori”; dyshohet zjarrvënie e qëllimshme pranë banesave.

Policia njofton 29 persona të arrestuar ose proceduar për zjarrvënie gjatë 45 ditëve të fundit.

Kthesë në gjyqin për vrasjen e 13-vjeçares Aurora Tila në Itali, ku ish-i dashuri pranoi autorësinë e krimit.

Hashim Thaçi kërkon lirimin me kusht nga Specialja në Hagë, duke ofruar garanci 50 mijë euro.

Në Greqi, dy të rinj u gjetën të vdekur në një makinë në garazh; dyshohet helmim nga gazrat e motorit.edicioni i lajmeve Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Nëna e 17-vjeçares së dhunuar rrëfen tronditjen pas publikimit të videos: Dua drejtësi, vajza ime nuk ngacmonte njeri 14 Korrik 2026, 14:3614:36Aktualitet Tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec, Apeli liron një prej rojeve private të "Major Securtiy"; tjetri lihet në burg 14 Korrik 2026, 14:3114:31Aktualitet Helmoi studentët, Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu 'SORI-AL"; ushqimi përgatitet në mensën e institucionit 14 Korrik 2026, 14:2314:23Aktualitet "Në Shqipëri fle trafikant, zgjohet biznesmen! Fle analfabet, zgjohet deputet" 14 Korrik 2026, 14:1014:10Aktualitet 3 milionë euro vjedhje, paditet drejtoresha e Postës së Durrësit 14 Korrik 2026, 13:4013:40Aktualitet Shqipëria po moshohet, por gratë po plaken më shpejt; Mosha mediane e femrave kalon 45 vjeç 14 Korrik 2026, 13:3313:33Aktualitet