Ju ftojmë të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zezë, ku ndër të tjera veçojmë:
Sot ka nisur zbatimi i amnistisë penale në burgjet e Shqipërisë, ku 541 të dënuar përfitojnë lirimin e menjëhershëm, ndërsa 803 të tjerë marrin ulje dënimi apo lehtësime të tjera sipas ligjit.
Kreu i SPAK, Klodian Braho, raportoi në Kuvend për bilancin e vitit 2025, ku foli për çështje të nxehta si “The Albanian Files”, takimi në Aruba, krimi zgjedhor dhe hetimet ndaj pasurive kriminale jashtë vendit. Braho theksoi se SPAK vepron vetëm mbi bazën e provave dhe se askush nuk është mbi ligjin.
Ndërkohë, kreu i BKH-së, Joni Keta, deklaroi se institucioni ka rritur kapacitetet për hetimin e kriptovalutave, duke i cilësuar ato një sfidë globale në luftën kundër krimit. Ai tha se BKH nuk synon të konkurrojë Policinë e Shtetit, por të bashkëpunojë me të.
Në Apelin e Posaçëm vijoi çështja e inceneratorit të Fierit, ku SPAK kërkon rimarrjen e provave, ndërsa mbrojtja kundërshton rihapjen e procesit.
Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn, autorin e vrasjes së Martin Canit dhe plagosjes së një tjetër të mituri.
Prokuroria e Tiranës sekuestroi dy apartamente dhe një garazh të një të dënuari për trafik droge, ndërsa në Lezhë u zbuluan pesë parcela me kanabis dhe u arrestuan dy persona, me hetim edhe për katër punonjës të OSHEE-së.
Në Novoselë është riaktivizuar zjarri, duke rrezikuar banesat pranë zonës, ndërsa në Itali, Guardia di Finanza goditi një rrjet trafiku kokaine, duke arrestuar dy shqiptarë dhe një rumun, me drogë që në treg kapte vlerën e rreth 20 milionë eurove. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Skënder Hita urdhëron masa të shtuara për rendin dhe sigurinë: Fokus krimi, zjarret dhe sezoni turistik 15 Korrik 2026, 14:4314:43Aktualitet 16 vite burg për Mario Përlleshajn, babai i Martin Canit: E vrau me thikë në zemër, prisnim një dënim më të rëndë 15 Korrik 2026, 14:2414:24Aktualitet Protestat kundër projektit në Rrjoll, Braho zbulon arsyet përse SPAK-u nuk ka nisur një hetim 15 Korrik 2026, 13:4113:41Aktualitet “Pa sigurimin e shëndetit nuk do t’ia dilja”, dëshmia: SIGAL ofron imunoterapinë në spitalet evropiane 15 Korrik 2026, 13:2313:23Aktualitet Autokratët e Ballkanit shohin investimet e familjes Trump si shpëtim, Vuçiç: Mua dhe Ramës po na prish punë BE-ja! 15 Korrik 2026, 13:1313:13Aktualitet Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Perlleshajn 15 Korrik 2026, 12:5012:50Aktualitet
