Lajme Zone
Universiteti i Vlorës nis vitin e ri akademik, parashikohen 10 programe në anglisht
BotëEuronews Albania

Universiteti i Vlorës nis vitin e ri akademik, parashikohen 10 programe në anglisht

Viti i ri akademik ka nisur edhe në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës. Sipas të dhënave paraprake të universitetit, numri i studentëve pritet të jetë në nivele të ngjashme me vitin e kaluar, ndërsa shifrat përfundimtare pritet të konfirmohen në vijim.

Viti i ri akademik ka nisur edhe në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës. Sipas të dhënave paraprake të universitetit, numri i studentëve pritet të jetë në nivele të ngjashme me vitin e kaluar, ndërsa shifrat përfundimtare pritet të konfirmohen në vijim. Një nga risitë e këtij viti akademik është zgjerimi i ofertës për studentët e huaj. Për vitin akademik 2026–2027, universiteti ka parashikuar 10 programe studimi të ofruara në gjuhën angleze, në kuadër të rritjes së interesit nga studentët ndërkombëtarë. Programet e reja përfshijnë fusha të ndryshme, nga inxhinieria dhe shëndetësia, deri te gjuhët dhe studimet e mjedisit detar. Me këtë ofertë, Universiteti “Ismail Qemali” synon të forcojë profilin ndërkombëtar dhe të krijojë më shumë mundësi për studentët nga Shqipëria dhe jashtë vendit