Lajme Zone
“Uniforma është përgjegjësi, jo privilegj”, Demo në Akademinë e Sigurisë: Jemi në rrugë të mbarë për pagat
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

“Uniforma është përgjegjësi, jo privilegj”, Demo në Akademinë e Sigurisë: Jemi në rrugë të mbarë për pagat

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, gjatë fjalës së tij këtë të mërkurë drejtuar studentëve të rinj të Akademisë së Sigurisë, vuri theksin te përgjegjësia që mbart brezi i ri i Policisë së Shtetit dhe nevoja për një polici moderne, profesionale dhe me integritet.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, gjatë fjalës së tij këtë të mërkurë drejtuar studentëve të rinj të Akademisë së Sigurisë, vuri theksin te përgjegjësia që mbart brezi i ri i Policisë së Shtetit dhe nevoja për një polici moderne, profesionale dhe me integritet. Demo theksoi se uniforma e shtetit është përgjegjësi dhe jo privilegj, ndërsa autoriteti i dhënë nga ligji duhet ushtruar me profesionalizëm, vetëpërmbajtje dhe integritet. “Uniforma e shtetit është përgjegjësi, nuk është privilegj. Autoriteti që jep ligji duhet ushtruar me profesionalizëm, vetëpërmbajtje dhe integritet”, tha ai. Ministri Demo bëri të ditur gjithashtu se rritja e pagave për të gjithë personelin e Policisë së Shtetit është në rrugë të mbarë, duke paralajmëruar një rritje të konsiderueshme. “Unë besoj që ne shumë shpejt, duke filluar që me politikën e pagave, dhe po e them dhe këtu sot zyrtarisht, që ne jemi në rrugë të mbarë përsa i përket rritjes së pagave për të gjithë personelin e Policisë së Shtetit. Do të jetë një rritje e konsiderueshme. Prandaj ditën që ju do të dilni në detyrë do të jeni trajtuar më mirë se paraardhësit tuaj. Një standard i ri unë besoj që fillon nga brezi i ri, e unë jam i bindur që ju do të jeni shembulli më i mirë i asaj çfarë ne duam të projektojmë për të ardhmen, gjithmonë duke ndjekur eksperiencën e ndërtuar prej vitesh e vitesh në Policinë e Shtetit, gjithmonë duke ndjekur praktikat më të mira të konsoliduara në Policinë e Shtetit, gjithmonë duke ndjekur të gjithë atë që është realizuar me shumë mund dhe në kohë të vështira, nga të gjithë ata të cilët kanë qenë pjesë e trupës së Policisë së Shtetit”, theksoi ministri. Demo e lidhi këtë proces edhe me objektivin e integrimit evropian, duke theksuar se Shqipëria synon të përmbyllë të gjithë kapitujt e negociatave brenda vitit 2027, çka kërkon ngritjen e standardeve edhe në Policinë e Shtetit. “Kombinimi i faktorit të ardhmes që jeni ju me eksperiencën që ne kemi në Policinë e Shtetit do të jetë formula për të garantuar një Polici Shteti, e cila do të plotësojë të gjitha standardet që ne do të donim për të ardhmen e vendit. Sot do të doja t’ju uroja shumë suksese në këtë rrugëtim”, ka përfunduar Demo.