Një shqiptar që jeton prej vitesh në Greqi është bërë pjesë e protestës së 44-të që po zhvillohet në Tiranë, duke shprehur pakënaqësinë e tij ndaj klasës politike. Ai tha se kishte ardhur për të qenë pjesë e protestës dhe u shpreh kundër kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Sali Berisha. “Unë jam prej vitesh në Greqi. Unë jam poliagjent i Edi Ramës. Na kanë mbytur. Do të protestojmë kundër Ramës dhe Berishës. Ata e kanë të fshehtë marrëveshjen”, u shpreh ai.
Deklarata e tij vjen nga sheshi ku vijon grumbullimi i qytetarëve për protestën e 44-të radhazi në Tiranë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta
