Kryeministri Edi Rama ka kërkuar përjashtimin e Elisa Spiropalit nga Partia Socialiste, por çështja nuk është hedhur në votim në Asamblenë Kombëtare, pas kundërshtimeve që ka ngjallur brenda mbledhjes. Reagimi i vetë Spiropalit dhe mbështetja që ajo ka marrë nga Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Erion Braçe kanë bërë që kërkesa e kryetarit të PS-së të mos kalojë në votim. Debati mes Ramës dhe Spiropalit është shoqëruar edhe me replika të drejtpërdrejta. Kryeministri i është drejtuar asaj me një krahasim historik, duke i thënë: “Unë për ty kam qenë Skënderbeu dhe ti ishe Mamica, por ti i re shtëpisë tënde me gur dhe u bëre flamingo”.
Spiropali i është përgjigjur se qëndrimet e saj nuk kanë qenë kundër Edi Ramës, por kundër mënyrës se si, sipas saj, disa persona po përpiqen të shfrytëzojnë Partinë Socialiste. “Unë nuk kam qenë kundër teje, por kundër mënyrës si zgjidhen ministrat dhe drejtorët, dhe atyre që abuzojnë me pushtetin dhe shfrytëzojnë Partinë Socialiste. Nëse kjo duket si flamingo, atëherë unë jam një flamingo. Kam qenë kryetare e Kuvendit, nuk ka procedure qe me perjashton”, mësohet të jetë shprehur Spiropali.
Kundër përjashtimit janë shprehur edhe figura të tjera të Partisë Socialiste. Fatmir Xhafaj ka kërkuar që ndaj Spiropalit dhe Plarent Ndrecës të merren masa, por jo të shkohet deri te largimi i tyre nga partia. Edhe Pandeli Majko dhe Erion Braçe kanë mbështetur qëndrimin kunder perjashtimeve.
Përveç debatit për përjashtimet, një tjetër çështje e rëndësishme në Asamblenë e sotme është riorganizimi i drejtimit politik të Partisë Socialiste.
Drejtimin politik, me dy bashkëkryetarë, i PS-së për qarkun Tiranë, Rama ua besoi Albana Koçiut dhe Ervin Demos. Dy emrat pritet të marrin përgjegjësinë për organizimin dhe koordinimin e strukturave socialiste në kryeqytet, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme vendore.
Asambleja Kombëtare nisi punimet me një fjalë të kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi ndërprerjen e transmetimit për mediat, me argumentin se dëshironte të ndante fillimisht disa mesazhe me anëtarët e forumit.
Në pjesën e hapur për mediat, Rama u ndal te procesi i integrimit europian, duke e cilësuar historik rekomandimin e Komisionit Europian për nisjen në vitin 2027 të përgatitjeve për traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai kërkoi mobilizimin e strukturave socialiste në të gjithë vendin, në funksion të zgjedhjeve vendore të 9 majit 2027.
Kjo është mbledhja e parë e Asamblesë Kombëtare të PS-së pas rreth nëntë muajsh dhe zhvillohet në një moment kur mazhoranca po përgatitet për zgjedhjet vendore, ndërsa përballet me protestat e studenteve dhe partive opozitare ne shesh.
Pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për t’i besuar drejtimin e strukturave të Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, së bashku me Albana Koçiun, Ervin Demo ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur mirënjohjen për besimin e dhënë nga kryetari i PS-së, Edi Rama, dhe anëtarët e Asamblesë Kombëtare.
Ai thekson se puna politike duhet të mbështetet te përgjegjësia individuale, puna në ekip dhe komunikimi i vazhdueshëm me qytetarët, njohjen e problemeve të tyre dhe angazhimin për t’i zgjidhur ato.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE: E PLOTË/ “Në 2027 nis përgatitja e traktatit të anëtarësimit në BE”, Rama në Asamble: Protesta u instrumentalizua politikisht, kush ka probleme me drejtësinë, i ka të vetat Rama e caktoi në drejtimin e strukturave të PS në Bashkinë e Tiranës, Demo: Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë më shumë prej nesh 14/11/2026 14:42
“Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”, çfarë tha Rama në Asamblenë e PS-së për Spiropalin: Nuk mund t’i gjuash shtëpisë me gur
Politikë A u kërkua përjashtimi i Spiropalit nga PS? Klosi flet pas mbledhjes së Asamblesë: Ajo është anëtare e partisë 14/11/2026 15:15
Asambleja e PS/ Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit dhe Ndrecës: Të jetë ditë e parë për të gjithë
Politikë 14/11/2026 14:21
Mbyllet Asambleja e PS-së, mungon votimi për përjashtimin e Spiropalit
Lajme 14/11/2026 13:49
PS nis përgatitjet për zgjedhjet e 2027, Balla në Asamble: Kryetarët të mos drejtojnë bashkitë nga Tirana
Politikë 14/11/2026 15:15
Asambleja e PS/ Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit dhe Ndrecës: Të jetë ditë e parë për të gjithë
Politikë “PS nuk bën avokatin e askujt”/ Rama për Ballukun dhe Veliajn: Kush ka probleme me drejtësinë, i ka të vetat. Kemi më shumë të paraburgosur se Rusia 14/11/2026 12:29
“Fakti që drejtësia godet edhe brenda PS-së, garanci për pavarësinë”, Rama në Asamble: Prandaj Shqipëria ka avancuar drejt BE-së
Politikë 14/11/2026 12:29
Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste
Politikë “E kemi të ndaluar edhe ta mendojmë, jo më ta bëjmë”, Rama i përgjigjet protestës që i kërkon dorëheqjen: Jam krenar për PS, vetëm ne funksionojmë me kronometër 14/11/2026 12:23
“Me erdhi një vezë irlandeze…”, Rama tregon incidentin në Dublin dhe e krahason me protestën në Tiranë: E lidhën policët personin dhe nuk lëvizi fare
Politikë 14/11/2026 12:12
“Të mobilizohet çdo qelizë e PS”, Rama në Asamble: Thonin se dua të bëhem si Erdogani dhe Putini, tani është koha të flasim ne
Politikë 14/11/2026 12:05
“Protesta u instrumentalizua politikisht”/ Rama në Asamblenë e PS-së: U kthye në ofensivë dhune kundër rrugës që po merr Shqipëria
Politikë 14/11/2026 11:58
“Tirana sot është kryeqytet europian”/ Rama në Asamblenë e PS: Në korridoret e spitalit ecej me biçikletë
Politikë 14/11/2026 11:53
“Moment historik për Shqipërinë”, Rama: Në 2027 nisin përgatitjet për traktatin e anëtarësimit
Politikë 14/11/2026 11:12
Incident gjatë rrugës për në Asamble, qëllohet me vezë eskorta e Ramës në Manëz (VIDEO)
Politikë Asambleja me dyer të mbyllura, Top Channel mëson ndryshimet, Rama dublon drejtuesit në qarqe. Ja kush drejton Tiranën 14/11/2026 10:42
Asambleja e PS vijon me dyer të mbyllura, anëtarët fikin të gjithë telefonat, asnjë komunikim me jashtë
Politikë 14/11/2026 10:13
Çelen punimet e Asamblesë, Rama ndërpret sinjalin: Ndjesë, por dua të ndaj disa fjalë me familjen time politike
Politikë 14/11/2026 10:07
Nis Asambleja e Partisë Socialiste, kryeministri Rama mbërrin në resortin në Gjirin e Lalëzit
Politikë 14/11/2026 09:50
Asambleja e Partisë Socialiste në Lalëz, mbërrijnë disa nga ministrat dhe deputetët
Politikë 14/11/2026 12:58
“PS është më e madhe se kryetari i saj”, Veliaj mesazh socialistëve para Asamblesë: Kërkoj mocion mosbesimi ndaj Ramës
Politikë 14/11/2026 07:41
Mbahet sot Asambleja e PS, Rama përballë çështjeve të rëndësishme: Kandidatët për bashkitë, Veliaj dhe ndryshimet në qeveri
Politikë Top Channel

